Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Këto janë historitë e Antonio Tabucchi-t.
Kristof, Kristofi, Kristofer dhe Kristfol janë katër vëllezër me të njëjtit baba por të katër me nënë të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk di për ekzistencën e tjetrit. Ato jetojnë në katër shtete të ndryshme: Frankfurt, Paris, Londër dhe Barcelonë. Historia tronditëse e këtër gjysëm-vëllezërve të cilët zbulojnë për ekzistencën e njëri-tjetrit vetëm kur...
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Saint-John Perse është poeti francez më i pazakontë. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX, duke e cilësuar si të paklasifikueshëm, pa pararendës e, natyrisht, edhe tejet të vështirë. Shqipërimi i këtij autori është bërë nga Alket Çani, i cili e përcjell te lexuesi me fuqinë e habisë, të mrekullisë dhe me shkallën e lartë të ligjërimit të...
Ky libër është përballja e pakrahasueshme me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent,...
Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
David Grossman, është një shkrimtar izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë. Gruaja që i arratisej lajmit të keq, është një memorial për djalin e tij i cili u vra ndërsa shërbente në ushtri, edhe pse ai mbetet një kundërshtar i politikës së vendit të tij ndaj palestinezëve. David Grossman, kandidat për çmimin Nobel në Letërsi, është...
Në një farë mënyre, Xhungel buzkuqesh fillon aty ku shkëputet libri Seksi dhe Qyteti: në xhunglën e njerëzve të mbytur në para, të eturve për pushtet, të fiksuarve pas bukurisë të qytetit të New York-ut. Këtë herë, femrat janë pak më të mëdha në moshë, shumë më të pasura, por jo domosdoshmërisht më të mënçura se heroinat e mëparshme të Bushnell.
Biografia e parë e plotë e yllit më të dashur të filmave në Amerikë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si Erin Brokoviç, Buzëqeshja Mona Liza dhe sigurisht, Gruaja e bukur. Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i...
Deti nuk mban pengje është një histori pasioni dhe tradhtie, e pasojave të kërkimit të dashurisë gjithmonë në vendin e gabuar dhe i bindjes së patundur të një nëne zemërlënduar, se i biri do të kthehet tek ajo edhe kur të gjitha shpresat duket se janë shuar.
Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë? Në këtë libër me interes të lartë për akademikë, studentë të shkencave politike, historisë, sociologjisë dhe për çdo lexuesi që ushqen interes për organizimin e shtetit dhe shoqërisë, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon...
Janë disa dukuritë humane, pra jofizike, që autori i analizon dhe i interpreton mbështetur në konceptin jotermodinamik të entropisë. Njëra prej tyre është teoria e informacionit, e cila, ashtu sikundër trajtohet nga autori, pra nëpërmjet parimit negaentropik, pritej të luajë ende një rol të rëndësishëm në botën tonë në vitet që do të vijnë.
Punimi i prof. Luan Omarit Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, për nga përmasat, problematika e përgjithshme që ngërthen, si dhe nga këndvështrimi juridik, përfaqëson një ndër studimet më të plota dhe më kompetente në literaturën juridike shqiptare.
Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë.
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i...
Aty ku Mustafa, mandej, arrin në persosje letrare asht stili epistolar. Ata qi paten fatin me pasë letra prej tij, duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to asht derdhun nji visar i paçmim i shqipes.
Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.
Një roman jashtëzakonisht prekës dhe emocionues mbi kujtesën, dhimbjen dhe dashurinë.
Xhoni Peterson mund të ndricojë një vend me një fjalë apo thjeshtë me një buzëqeshje. Ai kishte një të ardhme premtuese- derisa një aksident në mbrëmjen e maturës, ia merr të gjitha.
Kjo vepër është e karakterit studimor për historinë dhe filologjinë e gjuhës dhe etnisë shqipe e realizuar nga një studiues dhe gjuhëtar i njohur si Kupitori, i cili del në konkluzionin se shqipja është më e vjetër sesa greqishtja apo gjuhët e tjera të vjetra ideoeuropiane. Ky studim është botuar në vitin 1879 në Athinë. Ardhja në shqip e kësaj vepre...
Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. Mendon të largohet menjëherë pas varrimit, por padashur e gjen veten të përfshirë në lojërat e Haf Hojlit, babait të saj tiran e sundues, njeriut që zotëron...
"Putra e majmunit", një libër me përzgjedhje nga mjeshtrit e mëdhenj të tregimit si Frank Stockton me "Vajza apo tigri", W.W.Jacobs me "Putra e majmunit", Franc Kafka me "Mjeku i fshatit.
Ky roman flet për dashurinë dhe zhgënjimin, për epshin e pakënaqur dhe dëshirën pa kufi, por edhe për atë që fati ynë është shkruar në trupin tonë dhe jo tek yjet.
E pashë botën, ish një kupolë e trishtë që shtrihej si një gjethe e dhimbjes e pakuptueshme, si një hije që lë pas të vërteta pa shkak. E bukur si një hije me nurin e gjithë njerëzisë veshur. E pashe botën, duke qarë dhe të qeshur.
Ogata Shingo shqetësohet gjatë ditës nga humbje të herë pas hershme të memories. Gjatë natës ai dëgjon një gjëmim të largët nga mali pranë shtëpisë, një zë që ai e lidh me vdekjen. Në mes janë marrëdhëniet që krijonin dikur jetën e Shingo-s më: me gruan e tij zhgënjyese, me djalin e tij mistrec dhe gruan e tij Kikuk. Jashtë kësaj rrjete të tejdukshme...
Ky është vëllimi i dytë i serisë “Kuvend letrash me miqtë”, botimi i së cilës filloi vitin e shkuar me letërkëmbimin ndërmjet Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj e Atij dhe prof Zef Nekaj.
Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e...