Çoçoli rindërton një botë të zhdukur, që në kujtesë rikthehet dhe ribëhet e tashme.Ai e përmbledh eksperiencën, nuk e imiton atë.
Në këtë libër janë përmbledhur 27 përrallat më të famshme të Andersen, të përkthyer nga autorë të ndryshëm shqiptarë, të njohur për mjeshtrinë dhe artin e përkthimit
Një libër magjik që tregon në formën e një shkrimi mozaik marrëdhënien e një qyteti me qytetarët e tij veçanërisht Aleksandrin. Sa e duam ne qytetin për atë që është? Sa na do qyteti ne për atë që jemi? Kur diçka vdes çfarë ngjyre mbart?
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.
Një roman që endet midis të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes.
Punimi "Deontologjia e profesionit të Avokatit" është kontribut cilësor për krijimin, zhvillimin e njohurive bazike jo vetëm të formimit juridik të juristëve në përgjithësi, por edhe në shërbim të avokatëve që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri, Kosovë apo BE.
Kjo është vepër monumentale e Genette në fushën e narratologjisë; qoftë si aplikim mbi tekste por edhe në raport me disiplinat e tjera. Për herë të parë vjen në shqip në këtë botim
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmonj vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Nese je nje femer dhe lexon Pasqyren me siguri do gjesh veten me shume se 1 here ne vargjet e poezive. Dhe nese je nje mashkull leximi do te bente te kuptoje femren...Por Jo vetem kaq, autorja Irda Haruni ka sjelle maredheniet humane te vendosura ne realitetet shoqerore me te cilat perballemi cdo dite
"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
Revolucioni Frances tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes fjalimeve të Mirabosë Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por, jehona e largët e këtij Revolucioni ndihet ende edhe në ditët tona.
I shkruar vetëm një muaj pas tërmetit dhe katastrofës bërthamore që shkatërroi në vitin 2011 pjesën Veri-Lindore të Japonisë, ky libër është inkadeshenca e vënë në provë e të shkruarit përballë të vërtetës dhe e paraqit shkëlqyeshëm Furukava Hideon si një nga shkrimtarët më pasionantë të brezit të tij
Ky liber eshte nder botimet me te rendesishme ne fushen e mendimit filozofik nga nje prej mendjeve me brilante te kohes tone
BIG NETI DO T’UA KALOJË TË GJITHË TË TJERËVE! Do të fitojë apo do të humbë Neti? Do të arrijë atë që do, apo do të dështojë? Apo, do të përfundojë PËRSËRI... në dhomën e dënimit? Por, nuk do të jetë e lehtë. - Ai ka përballë Xhinën, armiken e tij të përhershme, e cila mund të prishë gjithçka!
Rikard Ljarja shfaqet para lexuesit me kete liber edhe si tregimtar. Ne kete botim sjell refleksione te thella per jeten, me nje bote plot gjalleri dhe drame, e pare ne nje kendveshtrim tejet origjinal, me nje narracion te stilit kinematografik.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne Williams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.