Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Të jetosh gjatë dhe në formë nuk është një mirazh, por nevojiten këshillat e duhura, një angazhim i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha kënaqësia e kujdesit ndaj vetes. Ky liber i pergatitur nga tre dietologet me te njohur italiane ne fushen e ushqyerjes, Ciro Vestita, Federica Alaura, Irene Gelli, e realizon ne menyre te shkelqyer kete qellim.
Ky Libra përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për tu socializuar në vendin e tyre të punës.
Për lexuesit tanë të vegjël: e dini cili është libri më i lexuar dhe më i pëlqyer për fëmijë në histori?
Niki Maksuell, Mbretëresha e kësaj serie, është rikthyer më energjike se kurrë në këtë vëllim të njëmbëdhjetë të serisë më të vlerësuar prej New York Times!
Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut...
"Jul Cezari" u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës "Jetët Paralele" të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.
Ky set përmban dy libra që janë bestseller-a jo vetëm në tregjet ndërkombëtare por edhe në Shqipëri. Që sapo kanë ardhur në shqip janë pëlqyer nga lexuesi. Duke parë kërkesat në rritje për këto dy romane, ne vendosëm t’ua rekomandojmë në një set të gjithë lexuesve që kërkojnë romane që lënë mbresa të pashlyera.
“Murtaja” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës” kanë qenë dy bestseller-at absolutë të kohës së karantinës; dhe kjo nuk lidhet me faktin e përdorimit të murtajës në kuptimin e parë. I pari sjell një raport të thellë të luftës mes të mirës dhe të keqes, ndërsa i dyti na kujton se dashuria njerëzore është e aftë të sfidojë çdo murtajë. Prandaj, këto libra do...
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë. Libri “Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur” përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara...
Peter Hertling është një shkrimtar gjerman, i cili ka shkruar shumë libra për fëmijë. Krahas shumë çmimeve letrare, libri "Beni dhe Ana" fitoi çmimin e librit për fëmijë të Cyrihut.
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix...
Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Mbreti i tregimeve pop për fëmijë, vjen sërish më superargëtues. Fëmijë e të rritur, ju premtoj se do mbani barkun me dore nga të qeshurat me Teon, qenin, të cilin e detyrojnë të shkojë në gjimnaz. Po çiuaua i vogël kënaqet me pak, se është një qen me pretendime: Bëhet president.....
Pas romanit “Shtegu për tek ti”, Botimet Muza sjellin në shqip librin e dytë të trilogjisë, të titulluar “Streha e dashurisë”. E shkuara është më pranë se sa vetë ajo mund ta imagjinojë.
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Ky roman gjithëpërfshirës nga autorja e "Një petal i gjatë i detit" tregon historinë epike të Violeta Del Valle, një gruaje jeta e së cilës zgjat njëqind vjet dhe dëshmon për përmbysjet më të mëdha të shekullit të njëzetë. Nëpërmjet syve të një gruaje pasioni, vendosmëria dhe sensi i humorit i paharrueshëm i së cilës e çojnë atë në një jetë të trazuar,...
Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”
Lucy Score me romanet e saj ka bere per vete shume lexues ne mbare boten. Bota Shqiptare ka sjelle ne shqip romanet e saj, ku dy prej tyre jane pjese e nje seti per te gjithe lexuesit e pasionuar me kete autore.
Në studio flasin ndërsa në libër mbetet e shkruar dëshmia e 50 protagonistëve të Opinion-it, të sjella me mjeshtrinë dhe shkathtësinë e gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Ata janë personazhe me peshë në jetën e Shqipërisë, por janë edhe personalitete të huaja, të cilët flasin pa dorashka. Këto intervista janë pika referimi edhe për brezat e ardhshëm dhe...
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 4 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit