Kjo është një vepër monumentale në fushën e studimeve orientaliste në raportet dhe perceptimet që kanë dy realitete për njëri-tjetrin. Prandaj konsiderohet një vepër monumentale në sfidat e mëdha të komunikimit të ndërsjellë mes njerëzve me kultura të ndryshme
Vepra e plotë poetike me 5548 vargje e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar nga diktatura komuniste në grahmat e fundit të tij. Ky botim i përgatitur nga poeti dhe studiuesi Rexhep Shahu vjen me dorëshkrimet origjinale dhe të transkiptuara, të cilat sjellin të plotë vlerat poetike të poetit që vrau diktaturën.
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e...
Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja e ndihmohet sa herë është në rrezik...
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Filxhane per te apasionuarit pas librave Ju mund te zgjidhni nje nga modelet qe deshironi
Top Readers aspire to involve students from Beginner to Upper-Intermediate in the study of literature and the exploitation of language through interesting texts. A multi-dimensional material which enables students to evolve as readers and listeners, but also speakers and writers. Famous classics, as well as intriguing original stories serve as stimuli...
Griffin, një i huaj, arrin në konakun lokal të një fshati anglez, tërësisht i mbështjellë me fasha. Si një person jo miqësor, ai mbyllet në dhomën e tij. I dëbuar nga fshatarët dhe duke iu drejtuar një shoku të vjetër për ndihmë, Griffin tregon se ai ka zbuluar se si ta bëjë veten të padukshëm dhe planifikon të përdorë gjendjen e tij për qëllime të pabesa.
Ky liber eshte biografia me e plote per mbretereshen e shqiptareve Geraldina, ku autori, permes studimeve, artikujve ne mediat shqiptare dhe perendimore, permes deshmive te familjareve dhe te afermeve te familjes mbreterore, zbardh te plote, jeten, aktivitetetin dhe raportet e saj me Shqiperine deri diten qe u largua nga kjo bote.
Shtepia Botuese Fan Noli hedh ne qarkullim vellimin e trete te nje prej sagave me tmerruese te krimeve te komunizmit rus, - te rrefyera nga Sollzhenicini, deshmitar i ngjarjeve qe tronditen boten