Libri u botua për herë të parë në Londër në vitin 1843 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shitur brenda gjashtë javës. Aktual edhe sot, ai është një hymn i mrekullueshëm për fitoren e ndjejave të dashurisë dhe respektit mbi lakminë për pasuri.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Një bibliotekë fantastike e mbushur me ilustrime të lezetshme do t’ju ndihmojë të filloni të mësoni se si të lexoni. Të mësuarit se si të lexoni nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe kaq argëtuese!
Një burrë që ruan sekrete. Një grua që nuk njeh limite. Një roman tërheqës mbi martesën, privilegjet dhe gënjeshtrat, nga Kaira Rouda, autorja më e shitur e USA Today.
Kujdes! Në rrugë kanë rënë gurë. Për fat, Buldozeri Bart dhe shoku i tij, Kamioni Luk ndodhen aty për të dhënë ndihmë.
Çfarë është disleksia? Shenjat e para të shfaqjes së saj. A mund ta kuptojnë prindërit që fëmija e tyre vuan nga disleksia? Këto dhe qindra pyetje të tjera që na shqetësojnë në lidhje me këtë diagnozë, gjejnë përgjigje në faqet e këtij studimi serioz e të argumentuar.
Mënyra më e mirë për të kapërcyer dhimbjen është të përpiqesh të mos e flakësh tej. Kur ajo të mbërthen, ky libër të këshillon ti dorëzohesh, ti hapësh udhë. Me një gërshetim joshës të mençurisë dhe ngjarjeve nga jeta reale, autori ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si mund të kapërcehet vuajtja. Për të mësuar "të vuash mirë" dhe për të dalë i...