Leon Molla A-000188
New product
Ky liber eshte biografia me e plote per mbretereshen e shqiptareve Geraldina, ku autori, permes studimeve, artikujve ne mediat shqiptare dhe perendimore, permes deshmive te familjareve dhe te afermeve te familjes mbreterore, zbardh te plote, jeten, aktivitetetin dhe raportet e saj me Shqiperine deri diten qe u largua nga kjo bote.
93 Items
PJESE NGA LIBRI
Emri: Geraldina
Mbiemri: Appony
Ditëlindja: 06 Gusht 1915 ora 15:25
Atësia: Konti Gjula nga Hungaria
Amësia: Gledis Stjuart, Amerikane
Gjatësia: 1.75
Të veçanta: Sytë bojëqielli
Edukimi: Me 1929 mbaron Liceon në Vudapest, fituese e një kursi në Vals Gjuha që zotëronte: Anlisht,
Frengjisht, Gjermanisht, Shqip, Hungarisht, Italisht.
GJEONOLOGJIA DHE JETA E GERALDINES:
Kontesha Geraldina Appony, rrjedh nga një fis i Atalias, Mbreti i Huneve (Hungari). Ka lidhje gjaku me familjet e Perandorisë së Shejtë Romano-Gjermanike. Ajo ishte vajza e Kontit Appony të Perandorisë Austro-Hungareze, mbesa e Marshallit të Madh të Oborrit Perandorak të Perandorit Franc Jozef.
Nga e ëma, Gledis Virgia Stjuart, rrjedh nga një familje më të shquarit të Amerikës, ku një nga të parët e saj Xhon Henri Stjuart ka qenë Konsulli i Përgjithshëm i SH.B.A në Averse dhe Ambasador i jashtëzakonshëm i SH.B.A në Londër, ndërsa Virgjinja Stjuart ka qenë Diplomate e SH.B.A dhe e shoqja e Gustav De Stral d’Eknan, Ministër she Shambellen i Mbretit të Suedisë dhe njëkohësisht është kushuri me ish-Presidentin Amerikan, Riçard Nikson, lidhjet e saj të gjakut vazhdojnë deri me Mbretin e Marokut dhe Mbretëreshën e Jordanisë, djali i motrës së saj Roaund Muselier ka qënë sekretar shteti në qeverinë e Francës dhe aktualisht Deputet i Marseille në Parlamentin Europian.
Kontesha Geraldina Appony erdhi në Shqipëri me 31 dhjetor 1937 dhe me 30 janar 1938 fejohet me Mbretin Zog-I, ndërsa me 27 prill 1938 martohet me Mbretin Zog-I duke u kurorëzuar Mbretëresha e Shqiptarëve, dhe kjo lidhje i dha emër të mirë edhe më perëndimore Shqipërisë.
Me 05 prill 1939 u lind Princi Trashigimtar Leka dhe Dinastia Zogu merr vazhdimësi dhe lartësi. Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shqipëri shquhet për vlerësimet e larta që i bëri Kombit tonë, për ndjenjat e qëndrimit të saj ndaj fashistëve italian (siç pohojnë studjues, analistë, e masmediat), dha kontribut të madh për kulturën dhe arsimin shqiptar, për gratë e vajzat shqiptare, për personalitetet e kulturës, për fëmijët jetimë, etj.
Ndërmori vizita nëpër Shqipëri nga Burgajeti i Matit deri në Vlorë. Kundërshtoj hapur përpjekjet e fashistëve italianë për pushtimin e Shqipërisë dhe nuk e pranoj as strehimin politik në Ambasadën e SH.B.A në Tiranë, por ndoqi fatin e detyruar të jetës në prag të Luftës së Dytë Botërore nëpër udhët e vështira të gjata të mërgimit.
Gjatë qëndrimit e aktivitetit në Shqipëri është përshëndetur e vlerësuar nga shumë përsonalitete të botës, nga Ambasadat e huaja në Tiranë dhe nga shtypi botëror në SH.B.A, Britaninë e Madhe, Francë, Austri, etj. Mbretëresha Geraldina e Shqiptarëve, me 06 prill 1939, në rrethana e situata të njohura Kombëtare e Ndërkombëtare, në prag të luftës së dytë botërore, u largua nga Shqipëria, duke qëndruar përkohësisht në Greqi, e më pas në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi e Norvegji dhe në mesin e gushtit 1939 arritën në Francë, ku qëndruan deri në maj të vitit 1940.
Pas kësaj me ftesën e Mbretit Xhorxh VI i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, shkojnë në Liverpol (në hotelin Ric), në një vilë Sanindeil Eskel (60 km larg Londrës) në vilën e Lordit Parmoor në krahinën e Kllallten Hillsit (afër Londrës), ku ndodheshin të emigruar edhe disa familje Mbretërore Europjane si të Hollandës, Belgjikë, nga Ballkani etj.
Në këtë periudhë ka vlerësime edhe për Mbretëreshën Geraldina e Shqiptarëve nga Presidenti Turk Ismet Inony, Mbreti Karol i Rumanisë, nga Mbreti i Suedisë, Mbreti Xhorxh VI i Britanisë së Madhe, etj.
Mbretëresha Geraldinë, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë luftës së Dytë Botëror dha kontribut për Shqipërinë, për radhimin e Shqipërisë në OKB (me 1942), në ndihmën e Lëvizjes Nacionaliste në Atdhe etj. etj.
Vlerësohet nga përsonalitetet e larta ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve, Presidenti Amerikan Ruzvelt, Kryeministri Britanik Curçill, etj.
Nga janari i vitit 1946 deri në gusht të vitit 1955 Mbreti Zog-I e Mbretëresha Geraldina me Familjen Mbretërore dhe Suitën e tyre qëndrojnë në Kajro të Egjiptit si të ftuar të Mbretit Faruk (me lidhje gjaku nga e ëma, Sadije Zogu), ku ndodheshin edhe shumë Familje të tjera Mbretërore të mërguara si Romanovel, Heset, Otomanët, të Bullgarisë (Mbretëresha Xhovana, Princi Simeon, Princesha Mari Luiza), etj, të cilët, si miq e të njohur të Mbretit Zog-I e Mbretëreshës Geraldina, dhanë kontribute diplomatike edhe për Shqipërinë.
Për t’u shënuar është edhe kontributi i madh i Mbretit Zog-I dhe i Mbretëreshës Geraldina, që me njohjet e lidhjet e tyre në botë, mundësuan pranimin e vonuar të Shqipërië në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1955.
Familja Mbretërore në Egjipt kishte një aktivitet të madh politik, diplomatik etj. duke mbajtur lidhje aktive me SH.B.A e Britaninë e Madhe dhe disa vende të moderuara Arabe etj. për rrëzimin e rregjimit komunist në Shqipëri.
Ishte zgjuarsia e Mbretëreshës Geraldina, që zbuloi “Radiolojën” e sigurimit shqiptar, gjë e cila çoi deri atje sa Mbreti Zog-I t’iu bënte me dije anglo-amerikanëve se Kim Filbi ishte agjent i dyshimtë etj.
Ishte Bashkimi Sovjetik Komunist, që mori influencë në Egjipt dhe ndikoi në largimin e Familjes Mbretërore Shqiptare nga ky vend mik.
Në gusht 1955 Familja Mbretërore Shqiptare arrin në Francë, ku fillimisht vendoset në Kanë e më vonë në Paris. Me 09 prill 1961 Mbreti Zog I ndërron jetë.
Presidenti francez Sharl De Gol jep urdhër të veçantë për organizimin zyrtar të ceremonisë së varrimit, të gjithë pikat kufitare hapen për shqiptarët që erdhën nga e gjithë Bota …
Me 15 prill 1961, në prani të deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare dhe 70 të deleguarit nga Mërgata Shqiptare, Princ Leka bëri Betimin si Mbret i Shqiptarëve. Mbretëresha Geraldina tashmë ishte Nëna Mbretëreshë Geraldina e Shqiptarëve. Kontributi i Mbretëreshës Geraldina, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë qëndrimit në Francë, është e një niveli të mië, gjë që është dëshmuar edhe nga përsonalitete të diplomacisë politike, historisë, dhe është pasqyruar në shtypin e kohës etj.
Në vitin 1962 deri më vitin 1982 Nëna Mbretëreshë Geraldina u vendos në Madrit të Spanjës ku, përkrah edhe Mbretin Leka e më vonë të Mbretëreshës Susan, vazhdon veprimtarinë e saj kombëtar e ndërkombëtare për Shqipërinë e shqiptarët.
Ndërmerr udhëtime historike në SH.B.A, Kanada, Belgjikë, Itali, Zvicër etj. ku bën takime me Shqiptarët e përsonalitete Botërore si me Papa Gjon Pali II, Mbretër e Mbretëresha të Botës, me Presidentë e Kryeministra të Europës, Amerikës, Kanadasë, Azisë e Afrikës.
Kudo e kurdoherë e ngriti zërin për Shqipërinë e Shqiptarinë. Ndihmoi shumë në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe në Fondacionin e saj “Nëna Mbretëreshë” shqiptarët në botë dhe popull të ndryshëm.
Nga viti 1982 deri në vitin 2002 vendoset në Afrikën e Jugut, ku e vazhdoi veprimtarinë e saj me letërkëmbime me përsonalitete Ndërkombëtare e me Shqiptarët, duke dërguar ndihma humanitare në Shqipëri (në periudhën e Demokracisë) etj.
Me 28 qershor 2002 vjen në Tiranë, bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare, për të jetuar përgjithmonë në këtë vend që e deshi si rrallë kush, që siç ka thënë në prill 2001:
“Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptaren në mes shqiptarëve”. Mbretëresha më e re e Aristokracisë Europjane dhe e vetmja Mbretëreshë e para Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta me 22 tetor 2002, vdiq në Shqipëri e cila i kushtoi jetën e vet me dashuri, mirënjohje e devotshmëri.
Lloji i botimit | Hardcover |
pages | 236 |
ISBN | 9789951771641 |
Redaktori | Preng Molla |
Published year | 2019 |
Vendodhja e botimit | Prishtinë |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.