Viewed products
Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës
Ky libër me seri është në krye të listës së libvrave që pëlqejnë djemtë e pasionuar pas futbollit. Libri rrëfen historinë e një skuadren futbolli nën moshën 12 vjeç
Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo i fjalëve, por i gjërave.Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.
Lexojeni këtë libër nëse i keni qejf ata që i kuptojnë gabimet e tyre, ata që janë naivë dhe ata që nuk dorëzohen kurrë.
Pas viteve 90-të Spartak Ngjela ka botuar dy romane “Shpella e vdekjes” dhe “Helena R” dhe tani së fundi edhe romanin “Hakmarrja e një gruaje”, ku protagoniste është një femër dhe jeta e saj gjatë komunizmit dhe raportet me Sigurimin e Shtetit
Seria “Zbuluesit e vegjël” është e veçantë. Secili prej librave që e përbëjnë atë, siç është “Thellë në det”, ka më shumë se 30 kapakë. Ja, në këtë libërth gazmor, po t’i ngrini një nga një këta kapakë, do të zbuloni brenda e jashtë tyre thellësinë e detit. Është njësoj si një lojë. E dini? Po ta keni përpara, mezi do të prisni të shihni sidomos ç’ka...
Tani që shkolla po mbaron, ky libër mund të jetë një mik i shkëlqyer përgjatë pushimeve verore për fëmijën tuaj. Krahas lojërave, plazhit dhe aventurave, në këtë tekst fëmijët mund të rrisin imagjinatën, aftësitë dhe mbajnë të gjalla njohurit që janë marrë përgjatë vitit në shkollë. Në tekst ka përralla, lojëra, ushtrime matematike dhe gjuhe për nxënës që...
“Shpikja e flatrave” është roman shumë i suksesshëm i autores Sue Monk Kidd. “Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej...
“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi.
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Në periudhën që jemi shkundur dhe tronditur nga tërmetet, kuptuam se sa pak dimë dhe sa të pazotë jemi për tu mbrojtur në momente të tilla kritike. Por, libri i shkencëtarit Betim Muço, “Tërmetet, demonët e nëntokës” e përmbush këtë vakum, duke dhënë informacione tej mase të vlefshëm për këdo.
Aventurat e çmendura të Mashës dhe ariut të duruar do t’ju bëjnë të qeshni me lot! Edhe ky takim i parë mes dy personazheve fantastike është i tillë.
Për të rrëfyer të tatëpjetat e jetës duhen fjalë të vrazhda, të drejtpërdrejta, dhe Donatella Di Pietrantonio e njeh mirë hijeshinë që mbartin ato. Pena e saj ka një tingull unik, që përcjell aq dritë, sa mund të na ndriçojë me delikatesë rrugëtimin drejt një historie të zjarrtë.
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.
Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT. Ky liber eshte fitues i Çmimit vjetor te Ministrise se Kultures per letersine per femije...
“Motrat e mëdha kanë përgjegjësi. Jo rastësisht kanë aq shumë përvojë kur është fjala për kremra, rimele, djem dhe për fat të keq edhe për mbarëvajtje dhe nota jo të shkëlqyera në shkollë... E rëndësishme është t’i përcjellësh diçka një motre të vogël: kurrë mos u dorëzo. Nuk ia vlen të dorëzohesh!”
Kishin kaluar plot 23 vjet që nga ardhja në ishull. Sikur të më thonin se do të jetoja 23 vjet i vetëm në një ishull, do ta kisha përqeshur, por isha mësuar shumë me jetën këtu. Kisha mësuar duke e jetuar se ç’mund të arrijë dhe jetojë një njeri i vetëm. Sikur mos të kisha frikë nga kanibalët, mund të jetoja në ishull deri në fund të jetës sime, i qetë...
Ky liber i ben nje analize te thelluar socializmit si ideologji, perfshire edhe ekstremin komunist ne Shqiperi, te cilin autori e quan "enverizem". Në mesin e viteve 70, në rrethet marksiste ‘enverizmi’ u bë maoizmi i ri. Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (Marksiste-Leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke...
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Romani E strukur në përqafimin tënd është një rrëfim i këndshëm i jetës së një gruaje të re, e cila pëson humbjen e burrit të saj që në çastet e para të jetës së tyre të përbashkët.
"Bisha e Pallatit Mbretëror", libri i ri nga autori më i dashur i fëmijëve shqiptarë, David Walliams, tashmë gjendet edhe në librarinë online, Bukinist.al
Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat.
Nje tjeter liber fantastik i David Walliams vjen per lexuesit e vegjel. TANI ËSHTË RADHA E ZHULIT! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
“Jehona ngacmimesh të çuditshme” është vëllimi i tretë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. 41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta...
Ne kete set librash kemi sjelle dy bestseller-a boterore te viteve te fundit, Shtegu i kripes dhe Gjysma e zhdukur, te cilet kane ardhur ne shqip ne nje kohe rekord nga shtepite botuese Botart dhe Bota Shqiptare.
Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.