Një fjalor argëtues dhe i dobishëm, në të njëjtën kohë, për të gjithë fëmijët dhe për ata prindër e mësues që dëshirojnë, që fëmijët e tyre të studiojnë një gjuhë të huaj.
Seria e Tom Gejtsit vazhdon serish per lexuesit e vegjel. Ne gjuhen shqipe vjen libri i 11-te, ndersa per lexuesit jashte vendi vazhdon bestselleri absolut nderkombetar me serine e 13-te dhe te 14-te.
Ky botim permbledh si asnjehere tjeter, autoret me te shquar te short story-it modern dhe postmodern, ne te gjithe boten, - i pergatitur plot shije, nga shkrimtari, eseisti dhe perkthyesi i njohur Roland Gjoza
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell. Bir i qiellit është një roman...
Monografia Vendi i ciklit filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit , variante, burime, poetikë” e studiuesit Eldon Gjikaj është një mongrafi e shkruar me rreptësi kritike, me fjalë tejet të kursyera, me një gjuhë sa shkencore dhe aq edhe të kuptueshme, larg çdo manierizmi të qëllimshëm për t’i rritur formalisht vlerën punës, me thellësi arsyetimi...
Duke qenë i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe thellësisë së jashtëzakonshme, libri “Të Pavdekshmit” merr në shqyrtim konturin midis fatit dhe zgjedhjes, realitetit dhe iluzionit, kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ai është një testament thellësisht prekës i fuqisë së tregimit, natyrës së besimit dhe...
“Dashnorët poshtë Danubit” dhe “Kohë pas kohe” janë dy romane magjike për të gjithë ata që duan të kalojnë këndshëm pushimet e tyre. Të ardhur në shqip plot përkujdesje nga botimet Ombra, ne ua rekomandojmë këto dy saga për të qenë pjesë e leximeve tuaja verore.
Ky roman mbyll trilogjinë “Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit”, të cilat nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve.
Botuar më 1938, "Homo Ludens" është libri më i rëndësishëm i filozofit hollandez Johan Huizinga, si dhe një nga nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit të shekullit XX.
Nga librat më të rëndësishëm të filozofit të madh francez të gjysmës së dytë të shekullit XX, Zhan Bodrijar (Jean Baudrillard).
“Të vdesësh nën diell” është përmbledhja e parë me tregime nga autori premtues, Ervin Nezha, i cili u shpall edhe një nga tri fituesit e çmimit “Libri i karantinës”. Këto tregime dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tematika e tyre i mëshon fort fatit të përcaktuar të njeriut.
Qartësia në rrëfim dhe thjeshtësia e shkrimit në skaje dramatike, zbërthejnë natyrën e vajzës së kornizuar shqiptare, kurioze për të njohur veten dhe për të sfiduar normat morale të imponuara prej sovranitetit të babait polic. Noemi guxon të jetojë në një vend të idealizuar si Parisi, ku dita dhe nata vlojnë njëkohësisht dy dashuri të ndaluara.
Ky libër rrëfen historitë e 100 burrave të mrekullueshëm që realizuan arritje të mahnitshme pa nevojën e dhunës, ose ndjenjave shtypëse ashtu si mësohen djemtë që të bëjnë stereotipikisht. Një mësim shumë i mirë mbi burrërinë, dhe se si ju mund të jeni një djalosh po aq i vlefshëm edhe nëse vendosni të mos i ndiqni qorrazi stereotipat gjinore të shoqërisë...
This is a new innovative seven-level series that takes students from beginner to advanced level. Pioneer beginners include two books: student book and workbook. Also CD that help to improve the process of learning
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe...
Historia e mbretëreshës së Egjiptit me gjak maqedon. - Libër i shkruar nga Jacob Abbott, në serinë e botimeve "Njerëzit që bënë historinë". Ne kete liber pershkruhet historia e dinastise maqedone Ptoleme, te cilet moren drejtimin e Egjiptit, pas vdekjes se Aleksandrit te Madh. Pjesa kryesore e librit i kushtohet mbretereshes se fundit te kesaj dinastie,...
Kjo histori Krishtlindjesh, në 24 kapituj, krijon atmosferën magjike që ju mund ta keni hasur edhe tek “Himni i Krishtlindjeve” i Charles Dickens ose te përrallat e Andersenit. Autorja e suksesshme norvegjeze Maja Lunde dhe ilustruesja Lisa Aisato janë krijueset e këtij libri emocionues dhe të bukur, i cili është i përshtatshëm për adhuruesit e Festave të...
Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Viti shkollor thuajse po mbaron dhe pushimet janë afër, kështu që më erdhi një ide e shkëlqyer... A do t'ju pëlqente të vinit për vizitë këtë verë në Ishullin e Miushëve? Së bashku do të kalojmë pushime supermiushore dhe ju do të jeni të dërguarit specialë të gazetës "Jehona e Brejtësit".
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e nente, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Ne kete set kemi sjelle dy romane te zhanrit romance nga autoret klasike boterore: Thomas Hardy dhe Suzana Tamaro; Jane dy libra qe sjellin pasionet njerezore, boten e nderlikuar te ndjenjave – jane dy romane qe ju pasurojne shpirterisht, - ju ndihmojne te kuptoni boten e brendshme shpirterore dhe ua bejne me te bukura ditet e leximeve te veres.
E frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale qe mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme. Historia...
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
WINNER OF THE GOODREADS CHOICE AWARDS DEBUT NOVEL OF THE YEAR. THE ROM-COM OF 2021. A BOOKTOK SENSATION. The Spanish Love Deception is an enemies-to-lovers, fake-dating romance. Perfect for those looking for a steamy slow-burn with the promise of a sweet happy-ever-after.
"Aurelia" është novela e fundit e shkruar nga Gerard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu.