Romancat klasike per vitin 2021

Thomas Hardy, Suzana Tamaro A-000500

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi sjelle dy romane te zhanrit romance nga autoret klasike boterore: Thomas Hardy dhe Suzana Tamaro; Jane dy libra qe sjellin pasionet njerezore, boten e nderlikuar te ndjenjave – jane dy romane qe ju pasurojne shpirterisht, - ju ndihmojne te kuptoni boten e brendshme shpirterore dhe ua bejne me te bukura ditet e leximeve te veres.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Larg turmes se cmendur” nga Thomas Hardy

Një roman pasionant dhe i ëmbël, “Larg turmës së çmendur” gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.

Batsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë. Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të gjithë komunitetit.

 

“Nje histori e madhe dashurie” nga Susanna Tamaro

Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.

Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta.

Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refuzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe...

Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm.

Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre.

Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë