Endem neper re me tim bir View larger

Endem neper re me tim bir

Xhevahir Lleshi XHLL0111

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928824035

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duhet kuptuar sesi i përjetoj unë tregimet e Genturit, i dyfishtë në interesim dhe i shumëfishtë në ndijim. Sikur e kam para syve me atë buzëqeshjen e tij të veçantë, ku është ngulitur pasioni për të ndryshuar, jo normalisht, po ashtu rrufeshëm. Në atë buzëqesh- je engjëllore është dëshira për hapësirë, jo vetëm fizike, por më fort shpirtërore, çështje e kërkimit të sferave dhe çështje të pasionit ende efemer. Është trimëri e madhe të merresh me shkrimet e Genturit. Aq i ri, ai di (flas në të tashmen se e kam të gjallë para syve) të qëmtojë hollë e bukur gjetje që i takojnë penave të sprovuara. Dialogu i gushëkuqit me pëllumbin të lë pa mend për nga të rrëfyerit brilant dhe mesazhi aq i i hollë; numërimi i imtave të borës në pyll... Apo rrëfimi i nono Pier Karlos për pemën që donte të kishte një fëmijë, ai sakrifikim biblik i pemës nga dashu- ria... Ankthi, tregim ngjethës, profetik. «Kjo është nata e fundit e Vitit te Ri që ti feston» Këto zëra i vijnë vetëm të shënjuarve. Sa bukur: lotët e nënës ma lanë fytyrën... ose; babai lëvizte këmbë e duar... (pritja në port).

Tregimet e Genturit duhen përkthyer. Në Shqipëri librat dalin dhe harrohen. Klani dhe tarafi e kanë zënë për grykë median dhe tregun... Ja, sapo fola me Genturin dhe ai më dëgjoi me atë buzëqeshje aq të çiltër, që shpreh shumë dashuri për jetën. Ia thashë disa gjëra, i prekur thellësisht që ai nuk shqiptonte dot asnjë fjalë, por dinte të më përgjigjej vetëm me atë buzëqeshje, që është e fiksuar përjetësisht në fotografi. Gentur, të zgjas dorën e një miku që të do shumë, aq shumë, sa gjatë leximit të tregimeve të tua, nuk qe në gjendje të përmbante lotët.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages373
ISBN9789928824035
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanAutobiografik
I ri1