Personaliteti i arkeologjise View larger

Personaliteti i arkeologjise

Xhevahir Lleshi BXH0215

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928035714

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

 

...Po të mos kisha fjetur dy net në Bylis nuk do ta kisha shkruar këtë libër. Po pse në Bylisin e lashtë, me atë pamjen indiferente po edhe krenare mbi luginën e gjerë të Vjosës, duke zotëruar një pamje mahnitëse deri në det? A nuk do të qe e njëjtë me takimin në Muzeun e famshëm arkeologjik, si një dashuri e munguar?... Jo, ndonëse Muzeu tani, sapo takon Neritan Cekën dhe të tjerët, para dhe bashkë me të, të duket se gjithçka është më e thjeshtë dhe e lehtë. Ai është i prerë për të qenë arkeolog dhe po aq muzeolog. Teksa e sheh mes statujave të heronjve të lashtë, të ngurtësuar në mermer, me trupin e tij të lartë e të drejtë, shoqëruar me pamjen e qeshur, bindesh se vërtet do të kish qenë e vështirë. Duket se qenka më frymëzuese të shkosh drejt të panjohurës, të paktën për të mos iu larguar ëndërrimit tënd.

Megjithatë, të shumtat e bisedave me të i kemi bërë tek salla e hotel «Dynasti», i cili është i veshur në gur, dru dhe hekur tërë zbukurimore prej lashtësisë, çka ta bën vetvetiu të afërt.

Isha takuar edhe me arkeologë të tjerë, një prej tyre edhe profesori im Skënder Anamali, i cili gjithçka e kish të veçantë, aty edhe timbrin e zërit të shtruar, një zë koke që sikur buronte nga një gurrë e përshpirtshme, apo me dhëmbin e florinjtë që më dukej se ia hijeshonte fjalët, e megjithatë nuk arrinte që të frymëzonin tek ty ndonjë gjë. Unë atëherë lexoja shkrimtarët e mëdhenj dhe doja të dukesha, po Neritan Ceka habiti me njohuritë e tij për letërsinë, e cila sikur e bënte më të afërt me arkeologjinë dhe antropologjinë e gdhendur në statuja, buste, portrete dhe të gjitha këto e vishnin me një lloj novatorizmi që dukej i pranishëm me ty, me një poetikë të ndritshme. Arkeologjia e shpjeguar prej Cekës të bëhej aq e freskët, e shoqëruar kurdoherë me plot gjetje të guximshme dhe nënkuptime fantastike. Këtu ishte dhe sekreti i ciceronistikës së tij përplot ulje-ngritje, ndryshim toni në zë, duke i dhënë karakteristikat e tij më të qenësishme, që, përveçse të bënin për vete, edhe të shtynin të mendoje se ai njeri ishte tejet i familjarizuar me Migjenin.

Një herë, nuk e di sesi, mendova se ç’nder i kishte bërë kombit shqiptar, i ati i Neritan Cekës, arkeologu me famë Hasan Ceka, duke bërë si veten të birin. Erdhi kështu, me madhështinë e trashëgimisë, kjo vepër e plotë dhe e hijshme që ai yjëzon kudo që flet, diskuton, prezanton dhe u jep jetë veprave të tij. Atëherë ti mendon se ky njeri i dha personalitet arkeologjisë shqiptare me kompetencën e tij, zbulimet e bëra dhe me guximin që t’i përplaset padyshim si gjëra krejt të reja, me një novatorizëm të jashtëzakonshëm, në radhë të parë se binte në sy. Disa edhe nuk arrinin ta kuptonin këtë përplasje kokëforte të kulturës, por harronin se, të zotëroje universin e Hasan Cekës dhe pastaj të shkelje në shtigjet e udhëzuara prej tij, do të ishe me vite dritë larg të tjerëve. Shtoju këtyre edhe universin e tij të një inteligjence që s’dihej sesi përbashkohej edhe me pasionin madhështor, të ardhangët dhe plot dritë. Pastaj gjërat zinin vend vetiu. Skënder Luarasi një nga korifenjtë e përkthimit shqiptar, gjaku që buronte me shkulma prej Migjenit të madh, do krijonte një arkipelag universitar të rregulluar me magji dhe dashuri. Në këto kushte jemi sot, duke biseduar me të. Se ç’kishin bërë të tjerët deri më sot? Kishin hapur sheshet arkeologjike, kishin qëmtuar prej dheut edhe gjërat më të imta (dhe kjo ishte lufta që bënin në frontin e tyre, ishte detyra e ngarkuar), kurse te Ceka gëlonin zërat e vjetër që e nxitnin të personalizuar me plot durim të skajshëm duke i dhënë magjishëm një frymë të re dhe me ndjenjë e elegancë të përsosur. Rrallë, shumë rrallë qëllon të jetë kështu... Ndërkohë ujërat i trazonte zilia. Sak ajo është në gjendje të hapë një front lufte të papërballueshëm, por Ceka, Neritani, zotëronte shumë intuitë, të cilën njeriu o e ka, o s’e ka. Dhe atëherë njeriu përbiron me aftësinë e shenjtëruar në përballjen gjigante me autenticitetin, me gjërat e mëdha (se ai ishte i prerë për t’i bërë ato), duke hyrë në luftë dhe duke dalë prej saj edhe më i fortë dhe më me vlerë në të gjitha gjërat që kumtoi. Talent, ja ç’ishte ai!  Edhe kur e kritikonin, edhe kur e ngrinin në qiell, ai gjithnjë kishte një parzmore tjetër përpos asaj që dukej, jo thjesht për t’u mbrojtur, as për t’u dukur, por që tek ai vinte si një shqisë plus. Epo këtë mund ta kërkosh sa të duash me qiri, por nuk e gjen dot kurrë! Ajo është aq e thjeshtë, saqë të shoqëron në çdo hap, por ja që ti (natyrisht vetëm ti) nuk e sheh dot se të mungon sak kjo shqisë. Cekën e shoqëroi një gjë që i dha kuptim veprës së tij: ai e mati veten dhe veprën e tij me kutin botëror dhe jo, kurrë, me atë thjesht shqiptar. Ai ishte dhe është (ashtu ka për të qenë gjithnjë), një atlet e largësive të mëdha. Ç’fat po edhe ç’punë i është dashur, që personalitetin e tij t’ia japë krejt arkeologjisë...

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
ISBN9789928035714
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1