Ky është numri i dytë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Një ditar është “vetvetja-mik”, është “vetvetja-pasqyrë”. Ja përse, ashtu siç bën edhe Laura, është vërtet bukur t’i gjesh një emër ditarit tënd, t’i kërkosh falje atij, kur e ke lënë ca pas dore.
Ky libër është pjesë e serisë “sa qejf të mendojmë!” dhe shoqërohet me ilustrime nga El don Guillermo. Me ndihmën e këtyre librave, fëmijët e moshës mbi 10 vjeç njihen me konceptet e para filozofike të lirisë apo drejtësisë, por të përshtatura për nivelin e tyre të njohurive.
Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur trupin e njeriut. Sa shumë keni për të mësuar!
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur hapësirën përreth nesh. Sa shumë keni për të mësuar!
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth mjeteve që na vijnë në ndihmë për të udhëtuar në ditët e sotme. Sa shumë keni për të mësuar!
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth botës së kafshëve! Sa shumë keni për të mësuar!
Fëmijët e dashurojnë tashmë mbretërinë e Miushërisë dhe librat plot ngjyra dhe vizatime të bukura: Botuesi Stiltoni jeton në një botë plot humor, por edhe aventura dhe të papritura, por të gjitha historinë të bëjnë për të qeshur teksa thumbojnë me lezet realitetin që ndërtojnë të rriturit: Niseni njohjen e kësaj mbretërore gazmore me tre librat e parë të...
Është një përshtatje për fëmijë e historisë së rrëfyer nga Homeri. Pas shumë vitesh betejash mes grekëve dhe trojanëve, Odiseja, një nga personazhet e mrekullueshëm të rrëfimit tronditës, kthehet në vendin e tij.
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t'ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit, për të qenë më të saktë.
Jetoje çdo minutë në maksimum, duke u bërë më e mira në gjithçka. Vajzat nuk do të kenë më asnjë cast të plogësht, me këto mënyra të shkëlqyera për të shkundur mërzitjen. Kalojua të gjithave! Bëhu më e mira!
Një roman i llojit të fantazisë për moshën 10-14 vjeç, i shkruar nga një prej autorëve më të spikatur të letërsisë për fëmijë
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!
Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që vjen nga gurra popullore, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këtë set me dy vëllime “Përralla shqiptare 100+1” duke i...
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
Na ishte një herë një djalë i vogël, që nuk kishte gjysh! Kurse shoku i tij e kishte gjyshin dhe ishte i lumtur.... "A di të fërshëllesh Johana?", një libër-xhevahir i vogël, për fëmijët nga 7 vjeç e tutje, e gjeni në platformën tonë. Porosite me një klik
Kedi, është një vajzë rome e cila ka forcë brenda vetes, ka dëshira dhe do të bëhet mësuese, përkundër sfidave të diskriminimit që has në klasën e saj. Prandaj, ky libër është tejet i vlefshëm për tu lexuar jo vetëm nga të vegjlit, por edhe nga prindrit
Ky libër, i shoqëruar me ilustrime, vjen për të gjithë ata fëmijë që sapo kanë përfunduar abetaren dhe po fillojnë të mësojnë shkrim e këndim. Po ashtu, e rekomandojmë për të gjithë ata prindër që kanë mall për librat e Gaqo Bushakës dhe humorin e tij të bukur.
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
Letro është një vogëlushe që i pëlqen të lexojë libra, të shkojë në teatër dhe ti ngjajë Antigonës së Sofokliut. Ajo zë miqësi me shokun e saj francez, Benuain, dhe bashkë, falë fantazisë, kanë ide, thurin plane dhe bëjnë lodra fantastike. Mes tyre është edhe çadra e purpurtë. Për të mësuar më shumë rreth saj, ju ftojmë të lexoni librin, të cilin e ka...
"Aventurat e Çapaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Pjesë e serisë Aventurat e Çapaçulit
Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin.
Sportive, e vrullshme dhe joshëse, Tea Stiltoni është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të drejtuar nga i vëllai, Jeronim Stiltoni. Librat e Teas rrëfejnë miqësinë dhe aventurat e një grupi prej pesë hulumtuesesh fare të reja: Tea Sisters!
Një mbrëmje në klub, Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit për vetëm 80 ditë. Jo vetëm kaq, por ai është i vendosur që mos ta humbasë bastin.
Historitë që gjenden në këto katër libra vështirë t’i gjejmë gjetkë. Në këto romane do të gjeni histori me arratisje, me personazhe që janë piratë, që jetojnë nëpër ishuj. Prandaj, i kemi adresuar për lexuesit e vegjël në kohë pushimesh, teksa kalojnë kohën në bregdet.....
Nuk ka histori më të dashura për vajza sesa ato të Ana Shirlit, që nga fëmijë, deri kur shkon në kolegj, njohjet me miqtë e saj, gëzimet, dhimbjet dhe pasionet e para. Prandaj, e adresojmë këtë set me 5 libra të letërsisë klasike si zgjidhjen e goditur për vajzat që duan të mësojnë më shumë për Ana flokëkuqen
Emilia nuk e ka besuar kurrë se një ditë do të provojë vetminë. Por çfarë ndodh me të pas vdekjes së babait? Po me jetën e re në fermë, me miqtë e rinj? Si e gjen ajo lumturinë? Të gjitha këto përgjigje lexuesit e vegjël i gjejnë në pesë librat e Emilisë, të cilat ua sjellim aty ku jeni ju.
Këto libra janë përzgjedhur për vajza që nisin të kenë misteret e tyre, të ndërtojnë botën e tyre, dhe të shfaqen të rezervuara në raport me të tjerët. Dy librat e Frances Burnett, “Kopshti i fshehtë” dhe “Princesha e vogël”, “Rebeka” dhe “Etika për vajza” janë pjesë e një seti për të tilla lexuese....