Skellig View larger

Skellig

David Almondi BDI0240

New product

Përshkrim i shkurtër

I konsideruar një kryevepër, i ngjashëm me librin “Princi i vogël”, ky libër sjell historinë e Majkëllit dhe Minës, fqinjës së tij, e cila është e dhënë pas poetit Uilliam Bllejk dhe që nuk i pëlqen të ndjekë shkollën. Ata janë të pasionuar pas bukurive misterioze të jetës dhe bëjnë pyetje thelbësore për qenien njerëzore. “Skellig” është botuar në më shumë se tridhjetë gjuhë. Më 2010, David Almondi fitoi çmimin Hans Christian Andersen për kontributin disavjeçar në letërsinë për fëmijë

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij. Quhet Skellig dhe i pëlqen shumë ushqimi kinez dhe birra e zezë.

Nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë është, janë ca mistere në këtë histori. Por e rëndësishme për Majkëllin dhe motrën e tij të sapolindur, që është në spital, pezull mes jetës dhe vdekjes, është që Skelligu ekziston.

Majkëlli është një fëmijë si gjithë të tjerët. Shkon në shkollë, luan futboll dhe ka shokë me nofka si Liki dhe Kuti. Por jeta e tij bëhet e jashtëzakonshme, falë Skelligut dhe Minës, vajzës fqinje të çuditshme e kokëfortë, me “ca sy që duket se mund të depërtojnë brenda teje”, së cilës i pëlqen një shkrimtar si Ëilliam Blake dhe nuk e ndjek shkollën, sepse nuk do “të mbyllet në kafaz”.

Majkëlli e Mina i vënë veshin heshtjes më shumë se zhurmës, aty ku jeton bukuria misterioze e jetës. Ata pyesin veten nëse njerëzit i kanë pasur dhe pastaj humbur krahët dhe nëse një ditë do t’u rriten. Është një pyetje me peshë. Që lidhet me thelbin e njeriut: Si është dhe si do të jetë. Një libër magjik, që të prek, të mallëngjen. Siç thotë Mina: “Edhe mund të tronditesh nga prania e kaq shumë bukurive mbi tokë...”

Data sheet

pages192
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErblina Kërçishta
I ri1