Nga ardhja ne pushtet, tek marredhenia me oligarket dhe sherbimet sekrete; nga rimekembja e ekonomise tek endrra patologjike per Perandorine Ruse me pushtet absolut; operacionet ushtarake, aneksimi i Krimese, konflikti me Ukrainen, ndikimi ne zgjedhjet presidenciale te ShBA-ve dhe deri tek krijimi i nje ushtrie medietike qe gjurmon, sulmon dhe persekuton...
“Ti je gjuha që flet” është ndër botimet fare të rralla teorike në shqip mbi tipologjinë gjuhësore. Afërmendsh që koncepti “tipologji” gjendet në ravgimet gjuhësore albanologjike, por vetëm si term i gjuhësisë historiko-krahasuese apo asaj të arealeve.
Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi...
Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një...
The book contains all the stamps emitted by the Albanian Post in the field of archeology from 1913 to 2018 and is divided into three periods that coincide with historical periods.
Në këtë vëllim autori Roland Gjoza ka përfshirë pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij në prozën e shkurtër. Ky autor ka dhënë një kontribut në këtë drejtim, duke reflektuar mjeshtrisht jo vetëm talentin e tij por edhe një përvojë përkthimes dhe leximesh me emrat më të shquar të short story-t në të gjithë botën
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.
Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.
Libri është një përsiatje nostalgjike e sentimentale e jetës së autorit në vende të ndryshme në Tiranë, Paris, Francë dhe ndërmjet dy vendeve, gërshetuar midis tyre nga një çimentim drithërues, qëu falin udhëtimet e atyre njerëzve që agjatë gjithë jetës nuk mbarojnë së ndërtuari urat e zemrës që lidhin dy vende, dy histori, dy dashuri. Në tekstin e librit...
Këto poezi gjallojnë në një realitet letrar messhpirtërores, onirikes si dhe një tradite metafizike tradicionaliste,duke krijuar marrëdhënie me një tjetër konceptim të botës, më të shtyrëdhe parak. Janë pikërisht poezi si “Kanga e ujit” ato që nëpërmjet njëfigurativizmi tjetër, ftojnë drejt një kujtese e inteligjence universaletë qarkulluar pafundësisht,...
Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i...
Qellimi i tekstit eshte te kontribuoje ne formimin e studenteve per ndotjen, kontaminimin, interaksionet kimike midis elementeve kryesore te mjedisit, toksicitetin, kimine dhe kontrollin e ndotesve ne mjedisin toke – uje dhe per zbatimin e njohurive te nevojshme per rehabilitetimin e mjedisit
“Më i moçëm se tërë njerëzit së toku, kroi me sylynjarët gjithë myshk shpërfillte kohën me gurgullima, nuk plakej, as vdiste. Të kishte gojë do të tregonte histori pa fund për miqtë që i deshi, apo i donte ende. Mbrëmjeve vjeshtore, kur bimësia merr atë ngjyrën argjend në të verdhë, Isi dhe Lulja vinin këmbët në postaf, u hidhnin nga një grusht ujë syve,...
Për sa i përket shtrirjes, thellësisë së analizës, saktësisë dhe objektivitetit, ky libër nuk ka shok për tematikën që trajton. Ai sigurisht do të bëhet shumë shpejt një libër i kërkuar në të gjitha drejtimet që lidhen me këtë fushën dhe shpresoj që ai do të zërë një vend të vetin në listat e leximeve për lëndët e Europës bashkëkohore. Slavic Review...
“Libri përshkon në mënyrë gazmore miliarda vjet...
Shkrimtari i suksesshëm i librit "Një xhentëlmen në Moskë dhe S mjeshtri i letërsisë gjithëpërfshirëse dhe të sofistikuar rikthehet me një roman stilistik të mrekullueshëm.
Kjo është historia e një djali që ka harruar ç’do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori...
“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.
Nese je nje femer dhe lexon Pasqyren me siguri do gjesh veten me shume se 1 here ne vargjet e poezive. Dhe nese je nje mashkull leximi do te bente te kuptoje femren...Por Jo vetem kaq, autorja Irda Haruni ka sjelle maredheniet humane te vendosura ne realitetet shoqerore me te cilat perballemi cdo dite
Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë
Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë të veçantë për sintaksën e...