Sodit View larger

Sodit

Agustin Prenga AGP0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vision Printing
ISBN9789928470522

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Këtu janë përfshirë 25 rrëfime për të rinjtë, të ardhmen, Shqipërinë dhe Evropën. Një projekt që autorit i ka marrë 20 vite për ta jetuar dhe është shkruar gjatë 10 viteve të fundit.

REVIEWS

Libri “Sodit” i Agustin Prengës do t’ju prekë me çiltërsinë teksa e lexoni, do t’ju pasurojë me mençurinë e përulur që përcjell dhe do t’ju lartësojë me frymëzimin që e përshkron në çdo faqe. Teksa lexoni do të soditni diçka të thjeshtë dhe mrekulluese”

Blendi Salaj, gazetar, aktivist

Jam shpresëplotë që meditimet, reflektimet dhe penetrimet intelektuale që ndërthuren këtu do lënë gjurmë në mendjet e soditësve të mendimit dhe do të nxisin mendime të rëndësishme me pasoja më të mëdha se ç’mund të prisnin kur e morën në dorë këtë libër. Për këtë mundësi të re që hap ky libër, si çdo libër vërtetë i mirë, i jam mirënjohës autorit të ri.

Dr. Ylli Doçi    

Me këtë libër Agustin Prenga na imponon aftësinë e tij për t'i kthyer vëzhgimet e rastësishme në reflektime ekzistenciale.

Nga njëra anë, duke udhëtuar me autorin, lexuesi do të pasurohet teksa mëson për qytete, personazhe, ngjarje, muzeume, memoriale, vepra arti, si dhe realitete sociale e kulturore. Nga ana tjetër, ai do të sfidohet nga pyetjet që autori gre, të cilat janë të llojit që e shqetësojnë njeriun në çdo kohë, nga ato që mbase edhe lexuesi i ka, dhe përmes këtij leximi do të mësojë t'i artikulojë.

Në realitetin tonë ku sundojnë zhurmuesit teknologjik, etja materialiste, dhe jeta e nxituar, të cilat dekurajojnë të menduarit serioz, autori na ballafaqon me shtigje të menduari për vlerën e të pyeturit për të kërkuar përgjigje, se si shikohet përtej materiales, dhe se çfarë humbet ai që nxiton. Ajo çka është e sigurtë është se rruga drejt tyre nuk është me shikim të perciptë, por përmes soditjes; një kundrim me endje për të depërtuar deri në realitetin transhendental të jetës.

Pasi ta ketë lexuar këtë libër, lexuesi do të zhvillojë aftësi, që kur të udhëtojë në vende dhe kultura të tjera, tanimë do të dijë jo thjesht të shikojë, por të sodisë për të kërkuar kuptim. Kjo është e mundur sepse autori, pasi na ka pajisur me mjetet e duhura përmes rrefimit të tij, na e lë stafeten neve lexuesve për të vazhduar jo vetëm udhëtimin por edhe soditjen.

Më së shumti e rekomandoj këtë libër pasi aty gjen një nxitje për të shqyrtuar se si ajo çka besojmë per botën që presim i jep formë kesaj që tashmë po jetojmë.

Kaon Serjani

Ndodh rrallë që një realitet goditës, i pasqyruar pa zbukurime, të ngjallë reflektim për të tashmen dhe shpresë për të ardhmen nëpërmjet narrativës së personazheve, elementë që në errësirën e kësaj bote rinia shqiptare nuk ka më durimin e guximin as t'i kërkojë, duke zgjedhur arratinë.

Anisa Kushta – blogere

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages198
ISBN9789928470522
RedaktoriAgesil Qiriazi
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1