“Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë dhe një botim cilësor. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë që 70 vjet më parë, i shoqëruar gjithashtu edhe me fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë.
Deltaplang përmbledh tri rrëfime, tre histori me popullsi imagjinare, por të ngulitur në gjeografinë tonë reale.Te e para, dikush organizon një revoltë popullore, duke përdorur artin e kuzhinës për strukturimin e saj; te e dyta, një dorac mendjemprehtë shpëton banorët nga mësymja e policisë, duke e shndërruar fshatin në skenë teatri; te e treta, një...
Kjo dramë rivjen për lexuesit 50 vjet pas krijimit dhe është një dedikim plot vlerë për Kongresin e Lushnjës: Kjo dëshmi e vetme teatrore e kësaj ngjarje të madhe historike, ky krijim artistik është një zbulim i vërtetë që pasuron edhe dramaturgjinë shqiptare.
Një studim i detajuar mbi shtypin e viteve ’20 të shekullit të XX ku është pasqyruar jeta parlamentare në Shqipëri. Njëherësh vlerat e këtij libri shtohen edhe për faktin se i është referuar edhe burimeve të tjera dokumentare.
Në librin Konspiracioni, Tom Phillips dhe Jonn Elledge na marrin me vete në një udhëtim magjepsës, shumë informues dhe shpeshherë argëtues përmes teorive të vjetra dhe të reja të komplotit, duke u përpjekur t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme për kohën tonë: Si të mësojmë të shkëputemi nga forumet e mesazheve QAnon, dhe të fillojmë sërish të...
Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
I botuar për herë të parë në vitin 2020, ky fjalor Ligjor, Logjistik dhe i Sigurimeve Detare është në të njëjtën kohë një enciklopedi e kuptueshme e termave bashkëkohorë në lidhje me industrinë e transportit Detar, si dhe një udhërrëfyes praktik dhe nisëtor për këdo që është i interesuar në marrëdhëniet ligjore, ekonomike dhe logjistike të kësaj industrie.
Në këtë udhërrëfyes të bukur shpirtëror do të bashkohesh me grupin e pashoq të tetëmbëdhjetë mendimtarëve shpirtërorë, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, të cilët tregojnë se si mund ta zbulosh dhe ta realizosh potencialin tënd maksimal
Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e...
Tanimë një klasik që nuk rresht së të befasuari për origjinalitetin e mjeteve shprehëse, për agresivitetin, për vrazhdësinë e gjuhës dhe shumëllojshmërinë e regjistrave, Trainspotting është romani tronditës, që ka bërë epokë dhe i ka dhënë zë një brezi. Gjuha eksplicite, personazhet e pershkruar me një force të jashtëzakonshme, të gjallë sa mund të të...
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Autorja jokonvencionale Rupi Kaur ka thyer të gjitha rekordet e shitjes (me librat milk and honey dhe sun and her flowers), duke u bërë sensacion në rrjetet sociale. Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e "home body", me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.
Libri "Kapitenia Rozali" rrëfen historinë e një vajze të vogël të mbërthyer në trazirat e luftës. Ajo përfaqeson përvojat e mijëra fëmijëve, baballarët e të cilëve kanë shkuar në front, ndërsa nënat detyrohen të punojnë, shpesh në fabrika, për të plotësuar nevojat e tyre. Megjithëse e vogël, Rozalia është plot imagjinatë, për shkak edhe të peshës së...
Cili shkon në një restorant dhe sheh se vera e kuqe është pak si shumë e kuqe; cili në diskotekë i vë syrin vajzës më të bukur; cili për të kaluar një fundjavë zgjedh dhomën e gabuar… mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj. Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë,...
“Lufta dhe paqja” është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë.
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vjen me një libër reflektues mbi etikën globale, - i cili është produkt i studimeve doktorale. Me një profil të pazakontë të liderit ballkanik Abazovic, ai sjell një botkuptim ndryshe për çështjet që trazojnë botën sot, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.
Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Por a do të mbijetojë heroina jonë, me dëshirat dhe pasionet e saj, në atmosferën mbytëse dhe shoqërinë e mbyllur, tipike të asaj kohe,...
Në qoftë se në vëllimin e parë të Kanali Musolini autori synonte për të na zbuluar një kapitull të historisë italiane në shumë mënyra, në këtë pjesë të dytë ai është i përkushtuar për të mbajtur gjallë kujtimin e procesit të vështirë të ndërtimit të Italisë demokratike dhe republikane. Pjesa e dytë është një roman i madh koral dhe polifonik, një vepër...
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Nje sage misterioze e shkruar nga Eli Lapaj, fale talentit, imagjinates se fuqishme dhe pasionit te jashtezakonshem per te lexuar letersi dhe per te rrefyes, - pjese e serise Tashegimia e Danareve. Lexuesi do te lexoje vellimin e pare te kesaj serie magjepsese, shkruar me nje mjeshtri narrative dhe fuqi te madhe imagjinare.
"SI MUND TË KEMI NJË JETË TË REALIZUAR DHE KUPTIMPLOTË, NJË JETË TË MIRË?
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.
Ky roman e vë gishtin tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi në një lloj të vetëm njeriu të ri. Autori eksploron prozën e gjatë, duke i dhënë letërsisë bashkëkohore një vepër postmoderniste