Reduced price! Karremi i Putinit View larger

Karremi i Putinit

Jessikka Aro A-008308

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga ardhja ne pushtet, tek marredhenia me oligarket dhe sherbimet sekrete; nga rimekembja e ekonomise tek endrra patologjike per Perandorine Ruse me pushtet absolut; operacionet ushtarake, aneksimi i Krimese, konflikti me Ukrainen, ndikimi ne zgjedhjet presidenciale te ShBA-ve dhe deri tek krijimi i nje ushtrie medietike qe gjurmon, sulmon dhe persekuton cdo individ qe guxon t'i dale kunder Vladimir Putinit! Karremi i Putinit eshte vija ndarese mes Tij dhe Perendimit!

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361165

912 Lekë

-24%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Diplomate, politikane, prokurore, gazetare dhe vullnetare, bashkepunetore apo kundershtare te tij, jane heronjte e rrefimeve, historive, ngjarjeve personale dhe historike qe kane shenjuar jo vetem rrugetimin e rrefimit te autores se ketij libri,( qe eshte njekohesisht edhe nje nder gazetaret investigative me te zeshme jo vetem ne Finlande por edhe pertej kufinjve, ne luften per fjalen e lire dhe fituese e disa cmimeve nderkombetare), por edhe historine moderne te Vladimir Putinit dhe qasjen e tij ndaj medias dhe propagandes!

Ne nje bote ku duket se informacioni nuk kerkohet por ofrohet, eshte thuajse e pamundur te vleresosh dhe te kuptosh ne kohe reale se "cfare,kush,kur,ku dhe si" eshte E VERTETA!

Ne nje epoke ku bombardohemi cdo dite nga Meme,Fake Neës, hashtags, links, tags , rrjete sociale, media sociale qe pushtojne ne fraksion sekondi informacionin qe ngaterrohet si rrjet marimange deri sa te mberrije ne destinacion, lufta me e madhe qe kemi me te verteten, eshte evidentimi i saj! Sfida e medias dhe atyre qe luftojne cdo dite per fjalen e lire, transparencen dhe te drejten per tu informuar, eshte shpetimi i se vertetes nga ndikimi politik.

Nje nder emrat me te klikuar, Vladimir Putin, eshte padyshim simbol i gjalle i konspiracionit. Me gjase bota di shume pak gjera te sigurta per Putinin per sa kohe qe ai propagandon pushtetin e tij vetem permes zoterimeve te tij.

Ne luften mes Putinit dhe Perendimit, arma me e perdorur eshte PR dhe Propaganda qe vihen ne zbatim permes metodave te sherbimeve ushtarake apo atyre te inteligjences!

Dhe te gjitha ndodhin perpara syve te autores, gazetares, qe ne kohen kur nisi cdo gje, kishte si qellim ne jete ate qe kane miliarda gra ne te gjithe boten; te kishte nje karriere relativisht te mire dhe te bente nje femi!

Por, sa i rrezikuar eshte dikush qe kerkon te dije te verteten? Sa e rrekishme eshte e verteta? Sa e vertete eshte qe e verteta del gjithnje ne shesh? A eshte e vertete qe disa luftra jane thjeshte te pamundura per t'u luftuar e jo me per t'u fituar?

A eshte e verteta thjeshte ceshtje kendveshtrim, njesoj sic Putin i tregon ruseve se Ukraina ka nevoje te clirohet nga kthetrat e Perendimit ndersa Perendimi u flet per perbindeshat e Putinit?

Mbetet per tu zbuluar...por e verteta absolute e gjenerates sone eshte padyshim e njejte per te gjithe; tani nuk kerkojme me per perbindeshat poshte krevatit, ato jane ne ekranet e celulareve, televizoreve, rrjeteve sociale,mediave sociale dhe gjithe kanaleve medietike nga ku buron, perpunohet dhe transmetohet informacioni.

Data sheet

pages432
ISBN9789928361165
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEni Lasku