This is not a book about business theories, but rather a practical guide written for future managers, that will help guide them in the management of people and companies
Autorja Juljana Haxhiraj Dulaj vjen me një rrëfim të pazakontë për dashurinë, humbjen, dhimbjen dhe forcën e njeriut për të ecur përpara, pavarësisht pengesave dhe sfidave që mund të na sjellë jeta.
Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Artan Gjyzel Hasani. Janë tregime që lexohen e rilexohen, pasi aty është gjithë dashuria për jetën: për gjyshen, për motrën, nënën dhe babain.
I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte
Nga seria fantastike e Maks Capkenit vjen nje tjeter liber fantastik: mjeshtrit e kurtheve: Cfare ndodh me peshkopin tone dhe mikeshen e tij, - hajdutet dhe aventura te tjera
Ky roman duke përshkruar marrëdhëniet e një fotografeje shqiptare me një të dashur francez në Paris, tenton një kërkim të historisë së tablosë së famshme Gustave Courbet « Origjina e botës », ku piktori ka pikturuar seksin e femrës.
Ky libër do t’i sigurojë gratë që të marrin vendimet e duhura për shëndetin dhe për jetën e tyre. Libri “Menopauza” gjithashtu ndan histori të ndryshme të grave në menopauzë, duke bërë që shumë të tjera të mos ndihen vetëm, të kuptojnë më qartë dhe të mos druhen të flasin hapur për menopauzën. Rruga e duhur drejt pranverës së dytë të jetës suaj
Kjo është vepër monumentale e Genette në fushën e narratologjisë; qoftë si aplikim mbi tekste por edhe në raport me disiplinat e tjera. Për herë të parë vjen në shqip në këtë botim
Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës,...
Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Nje nga thrillerat me te mire te kohes tone, ne seri, shkruar mjeshtrisht nga Holly Jackson vjen ne gjuhen shqipe, nen kujdesin e Botart. Si vrasin vajzat e mbara eshte romani i pare i nje serie me disa vellime.
Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.
“Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet...
Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si...
Durrësi is the second largest city in Albania, the biggest port and the hub of the railroad system. It is one of the most ancient cities in Albania.
Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetës dhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi,
Charles Dickens, një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë botërore, lindi në Portsmuth në vitin 1812. Ndër kryeveprat e tij po shënojmë: Klubi Pikuik (1836), Oliver Tuist (1838), Kënga e Krishtlindjeve (1843), Doriti i vogël (1857) etj.