Shkëlqeni në njohuritë tuaja me këtë libër zbavitës. Merrni njohuri për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Kjo novelë është pararendësja më e denjë e letërsisë moderne europiane. Umberto Eco e vlerëson në këtë mënyrë: “Një nga novelat më të bukura të shkruara ndonjëherë”
Sociologjia e shfaqjes së “njeriut pa dimension” të qartë social është objekti i këtij libri, duke lidhur “revolucionin individual” të njeriut me shfaqjen e shoqërisë me “reze të ngushtë” sociale si largim nga shoqëria totalitare e “gjigandizmit social”. Në libër bëhet përpjekje për një përcaktim koherent të procesit të ridimensionimit liberal të natyrës...
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Pasioni, tundimi, besnikëria- një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.
Ky roman përshkruan jetën e një fëmije në vitet e para të çlirimit të vendit. Vani, kështu e quajnë djaloshin e vogël të mbetur jetim i cili përballon një sërë vështirësish që në vitet e para të jetës. Ai jeton me dhimbjen e çasteve kur i vdes e ëma e cila e donte me shpirt dhe kujdesej shumë për të.
Në romanin e saj të parë historik, të pasur me detajet e një epoke që formësoi një komb dhe një ishull pesëdhjetë kilometra larg detit, Elin Hilderbrandit i takon sërish titulli “mbretëresha e romanit veror”.
Ky libër është ndërtuar në formatin epistolar; vijnë shtatëmbëdhjetë letra të shkruara. Edhe në këtë libër vjen kujtesa për vende, ngjarje dhe personazhe, të cilat autori i komunikon përmes letrave
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati.
Ky libër synon të pasurojë historiografinë shqiptare me të dhëna, trajtesa dhe përshkrimin e kronikave historike që kanë të bëjnë me katër personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë: Mahmud Pashë Bushati, Ali Pashë Tepelena, Naum B. Veqilharxhi dhe Vangjel Zhapa.
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se të gjithë duhet të kujdesemi për natyrën, të jenë miq të saj dhe të dëgjojnë këshillat e të rriturve.
Tim Taleri ka një të qeshur që ndikon te të gjithë. Por ai e shet atë te një baron misterioz të quajtur Lefeut. Këtu nisin fatkeqësitë dhe aventurat e personazhit tonë.
Ky roman është cilësuar nga kritika si vepër e jashtëzakonshme e letërsisë bashkëkohore mbi temën e holokaustit. Një kryevepër e krahasuar me punët mjeshtërore të Primo Levi-t a “Nekropoli” i Boris Pahor.Libri është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit dhe nga botues së rëndësishëm.
Ky libër sendërton një narrativë poetike të ndjesive personale, përsiatje për të gjetur gjuhën e duhur të komunikimit dhe një nevojë e vazhdueshme për t’u rikonfirmuar para vetes dhe botës, - të gjitha ndjesitë e një të riu të fillimshekullit 21 të cilat i gjen edhe në vargjet e Delinda Muçollarit.
Është një roman për fëmijë që tregon për jetën shkollore, për miqësit, mësimet dhe argëtimet e nxënësve si edhe jetën jashtë shkollore.
Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që ka sjellë një “tronditje sizmike” planetare, është trajtuar në këtë libër në të gjithë prejet e mundshme sociaologjike dhe vështruar me të gjitha optikat: mjekësore, sociale, kulturore, zakonore, etj. Sintagma “asgjë nuk do të jetë si më parë” është trajtuar si mjet për të treguar se gjërat do të ndryshojnë dhe...
Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbresëlënëse 'Shkenca e Fatit' revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj...
Libri përbëhet nga disa kapituj që provojnë se janë të pabazuara pikëpamjet e disa autorëve të huaj, sipas të cilëve ndikimi i greqishtes në epirotisht dhe në dialektet e tjera ilire është i madh. Epirotët, maqedonasit dhe ilirët në përgjithësi kanë individualitetin e tyre etnik. Sado fqinj shekullorë me grekët dhe me romakët, ilirët e kanë ruajtur gjuhën...
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
Pas pak ditësh nis ediconi i 17-të i KAMPIONATIT EVROPIAN, EURO 2024 dhe autori Roland Lushi, i njohur edhe si botues, hedh ne qarkullim botimin e këtij libri me statistikat e plota të gjithë ndeshjeve të tij qe nga fillimi i kampionatit europian ne vitin 1960 dhe deri ne ditet tona.
Vëllimi poetik me 82 poezi i kushtohet jetës në të gjithë spektrat e saj, dashurisë, mallit dhe vdekjes. Poezi të zhytura në metafora kuptimplota ashtu si dhe vetë titulli i këtij libri. Aleksander Cipa shprehet se: Nuk kumtoj vetëm përmes tekstit, por përmes metatekstit. Janë emocione dhe qasje të meditimit që lidhen me 3 elementët ekzistenciale të botës...
Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre...
Nestori është episodi i dyte i kryeveprës Uliksi, të James Joyce. Libri botohet në ditën e 100-vjetorit të daljes së romanit kryesor të letërsisë moderne. Është botimi i parë dygjuhësh në shqip, i një vepre të kësaj natyre. Me qëllim të vihet në dispozicion të mësueseve, nxënësve e studiueseve, libri përfshin tekstin definitif origjinal të James Joyce dhe...
Libri i tretë dhe i fundit i sagës KRONIKAT E KEINËVE Apofisi, gjarpri i Kaosit, kërcënon ta zhytë botën mbarë në terrin e përjetshëm. Karteri dhe Sejdi Keini gjenden përpara një detyre të pamundur: ta asgjësojnë një herë e përgjithmonë.