“Vallja” (Reigen – në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.
Plot detaje të mbledhura me kujdes... Një guidë e mirë informative në pyllin e dendur të historisë së Europës. San Francisko Chronicle "Një studim I shkëlqyer dhe në momentin e duhur, nga njëri prej historianëve më të mirë të kohës sonë I destinuar të bëhet një libër model për vitet nëntëdhjetë". Library Journal
Një vëllim me trembëdhjetë tregime nga ku kupton se ideologjia s'është veçse një guaskë boshe. Një realitet ku botët vijnë të rrëfyera thellësisht me gjithë aspektet tinëzare dhe poshtërsitë e ditëve tona. Një libër i vlerësuar maksimalisht nga lexuesi dhe kritika europiane që tashmë gjendet edhe para lexuesit shqiptar
Eksperti i kontabilitetit dhe finances Sherif Bundo vjen me nje profil te ri ne pasionet e tij, - ne artin e rrefimit te tregimit, - duke u fiksuar pas ngjarjeve nga jeta reale ku fale aftesive depertuese sjell leksione jete ne nje realitet si ky i yni
Me thellësi intelektuale dhe dhunti letrare, Pinker përkrah arsyen, shkencën dhe humanizmin: idealet që na nevojiten për perballuar problemet dhe për të vazhduar progresin tonë.
Botimet Living ju prezantojnë me librin e ri dhe të parin e serisë, "Froni prej xhami" nga Sarah J. Maas! Kjo seri ka fituar zemrat e miliona lexuesve anembanë botës dhe tani është koha që edhe lexuesit shqiptarë të përjetojnë magjinë e tyre!
Historite e rrugetimit te grave shqiptare ne kete liber tregojne se si shkolla e jetes e gjithseciles frymzon lexuesin per te kuptuar se sdat e jetes jane aty per te na rritur dhe bere me influencues ne rrugetimin tone.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Një botim special i shoqëruar me shpjegime dhe foto që nga koha e Princ Vidit deri në ditët tona për dekoratat që ka dhënë shteti shqiptarë për personalitetet vendase dhe të huaja. Autori Filip Rrumbullaku ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës në periudhën kur në krye të shtetit ishte Alfred Moisiu prandaj ky botim vjen i plotë, i gjithëanshëm dhe...
Bashkohu dhe ti me Uendin, Xhonin dhe Majkëll Darlingun përgjatë rrugëtimit të tyre aventuror me Piter Panin, djalin që nuk u rrit asnjëherë, për atje ku zanat jetojnë, ndërsa fëmijët fluturojnë. Vetëm kujdes, sepse këtë tokë të magjishme sirenash e rrethojnë shpeshherë rreziqet, lëkurëkuqtë dhe pluhuri i zanave.
Thrilleri i shitur në 52 vende të botës: Vajza me tatuazhin e Dragoit takohet me Gjashtë Korbat - ky bestseller ndërkombëtar është një thriller që të ngjeth deri në kocka dhe jo vetëm për shkak të mjedisit të akullt të dimrit.
Një roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers' Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.
Me vëzhgime interesante psikologjike, pyetësorë dhe të dhëna studimore, Levine dhe Heller ju ndihmojnë që të kuptoni tre stilet e lidhjes, të identifikoni tuajin dhe të dalloni stilet e të tjerëve në mënyrë që të mund të gjeni partnerë me të cilët përputheni, apo që të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese.
Në fillim një menestrel shëtitës i thotë Uiglafit se kishte lindur për të qenë hero. Pastaj djali lexon njoftimin e AGJD-së të ngjitur në pemën e njoftimeve të fshatit. Atëherë niset për në Akademinë e Gjuetarëve të Dragonjve dhe fillon ditën e parë të shkollës, ditë që nuk do ta harrojë kurrë!
The author Albert Cmeta, after the publication of the book Tirana through lens, comes with another edition for the city, with the book Beautiful Tirana. Following the first edition, it focu not only on the photography, but also on the description of the beautiful part of the city of Tirana and its territory. Through this book, you will explore and become...
Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Saint-John Perse është poeti francez më i pazakontë. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX, duke e cilësuar si të paklasifikueshëm, pa pararendës e, natyrisht, edhe tejet të vështirë. Shqipërimi i këtij autori është bërë nga Alket Çani, i cili e përcjell te lexuesi me fuqinë e habisë, të mrekullisë dhe me shkallën e lartë të ligjërimit të...
Personazhi ynë ka një të veçantë: Ai është i dashuruar pas natyrës dhe kafshëve si asnjëri prej miqve të tij. Në këtë libër vijnë aventurat e vogëlushit Krisli kur shkon në fshat tek gjyshi i tij, Selimi. Në faqet e tij do të gjeni historitë e vogëlushit në udhëtimet që bën mes natyrës, detit, dhe botës së madhe të kafshëve. Libri është shoqëruar me shumë...
Poli dhe Virgjinia” është rrëfimi i jetës së dy rioshëve të lindur në të njëjtin vend dhe të dashuruar marrëzisht më pas me njëri-tjetrin. “Poli dhe Virgjinia” është një roman ku ngrihet në kult dashuria për natyrën, besnikëria deri në vdekje dhe morali i lartë; një roman që do të lexohet padyshim me një frymë nga lexuesi.
Ky është vëllimi i dytë me poezi i Valmir Tertinit pas vëllimit “Por...” që vjen para lexuesve në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Ka 12 cikle apo qerthuj poetikë, përmes të cilave na njeh me shumë argumente nga jeta e shtresave të ndryshme, duke nisur nga ndjenjat vetjake dhe me përpjekjet e tij për të gjetur rrugëdalje në jetë.
Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.
"Bonavia" është afresku i mbarë shoqërisë postjugosllave në kërkim të një identiteti të ri në rravgimin e vet midis të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt.
This content analysis of privately – owned photographs reveals that communism had a strong impact on the social lives of people living in Southern Albania. The study presents a unique perspective by utilizing photography as the main source of evidence. As Professor Andrea Liss mentions, photography as plays a powerful role in capturing elements of social...
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij