Reduced price! Medea, arti i ekzilit View larger

Medea, arti i ekzilit

Idlir Azizi A-000580

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një proces të konstruktit të individit. Për ketë arsyeje, figura e Aktorit merr përparësi të veçantë.

More details

18 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Logbook
ISBN9789951901901

760 Lekë

-24%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Medea arti i ekzilit” është një dramë narrative dhe poetike e autorit Idlir Azizaj. Ajo është frymëzuar nga tragjedia «Medea» e Senekës. Tragjedia e Medeas është ajo e një gruaje të fortë dhe të ashpër. Në këtë tekst teatror ashpërsia e saj trajtohet brenda një situate që është fort e prekshme për subjektin shqipfolës në veçanti. U bë kohë që subjektet tona përballen me ekzilin, emigrimin. Por, kryesisht vështirësia qëndron te ashpërsia e ekzilit brenda vetes, brenda arritjes së pavarësisë reale e permanente të vetes. Ky ‘art-‘ (bërje), i arritjes së një ekzili tjetër është thelbi i këtij teksti teatror.

Shfaqja është ndërtuar mbi histori të shpronësuarish, histori e njerëzve që iu mungon diçka e thellë, duke u përpjekur të paraqesë një procedim të ashpër, por të denjë të jetës dhe mbijetesës. Nisur nga motive të teatrit noh, commedia dell’arte dhe atij të figurave e objekteve, shfaqja fillon të përvijohet në shqyrtimin e figurës së Tjetrit në mënyrë ‘permanente’, pastaj asaj të aktorit. Figura e aktorit është shumë e rëndësishme në këtë pjesë, sepse ai është shembulli më i fortë i vet-ekzilantit: në role e në personazhe që detyrohet të luajë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages84
ISBN9789951901901
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
I ri1