Lucinda Riley A-000567
New product
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar. Librin e gjeni në treg duke filluar nga data 2 gusht 2021. Parapaguaje që ta kesh në momentin që del librin e fundit të sagës magjike....
405 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292988 | |
Secila nga 6 motrat D'Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën, por yllësia e Plejadës nga ku morën emrat, përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është Meropi në të vërtetë dhe ku ndodhet.
Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t'i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t'i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet... por pse?
“U ngrita, hapa valixhen dhe ja ku ishte, në xhepin e brendshëm. Pse nuk e kisha hequr qafe atë, siç kisha bërë pothuajse me gjithçka që lidhej me të kaluarën time? Mora unazën, shtatë smeraldet e vogla u përshkënditën në shkëlqimin e dhomës. Pastaj u shtriva në shtrat dhe kapa ditarin. Kishte mbërritur momenti...”
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 824 |
| ISBN | 9789928292988 |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ornela Islami, Xhimi Lazri |
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të...
Kjo sagë është ndër më të lexuarat në ditët tona: Janë 8 vëllime që të mbajnë mbërthyer, duke të ndezuar fantazinë në mijëra faqe, si rrallë libra të tjerë. Një bestseller absolut botëror, tani është i tillë edhe në shqip. Vëllimi i fundit u botua pas vdekjes së autores Lucinda Riley, i shkruar edhe me ndihmën e të birit, duke mbyllur një sagë magjike që...
Lucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë... Që nga dita e shtunë, date 18 shkurt 2022, e sjellim tek lexuesit
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere....
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione...