Numri dy View larger

Numri dy

David Foenkinos PE0450

New product

Përshkrim i shkurtër

Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje? Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim më i padurueshmi. Një fantazi melankolike përshkon gjithë romanin, që arrin të kapë me saktësi dhe lehtësi përhumbjen e një djaloshi që përballet vazhdimisht me krahasimin e asaj çka mund të kish qenë jeta e tij.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë.

Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh. Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve.

Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër.

Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij.

Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi?

Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?

Kritika

Pena e parezistueshme e Foenkinos-it arrin të na bëjë të buzëqeshim përmes fatkeqësive të njëpasnjëshme që godasin Martinin e gjorë. (…) Autori arrin të tregojë që ndoshta nuk është kurrë vonë që njeriu të marrë në dorë frerët e jetës së vet, ndonëse sot, më shumë se kurrë jemi pre e diktaturës së lumturisë së të tjerëve.

La Presse

Ky roman është një reflektim mbi ringritjen e vetes në sfondin e suksesit të sagës së Herri Poterit. David Foenkinos e shndërron një ide gjeniale në një roman magnetik.

La Croix

Një meditim i ndjeshëm dhe dashamirës mbi shpëtimin nga dështimi.

Le Parisien

Zbavitës dhe melankolik, mizor dhe dramatik.

Le Figaro Littéraire

Zor se mund të gjesh një libër më intrigues se ky.

Elle

Një histori e gjallë, e mprehtë dhe zbavitëse.

L’Obs

Data sheet

pages238
Shtëpia botueseNumero deux
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdelina Jaku
RomanPsikologjik
I ri1