Odise Plaku OPE0007
New product
I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore. Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar. Ky libër, që pa dyshim duhet lexuar, ndan letraren nga joletrarja, artistiken nga joartistikja, tekstin me vlera nga antivlera, dhe i gjithë ky dallim bëhet me një dukshmëri ndikuese në letërsi.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | ADA | |
ISBN | 9789928204219 | |
“Udhëkryq” i Odise Plakut, larg retorikës së përditshme letrare
Panteoni letrar ka nevojë të shfaqet me të gjitha ngjyrat e të marrë trajta të ndryshme, pamje me specifika të dukshme ndërkomunikuese. Duket se një mision të tillë i ka vënë vetes prozatori Odise Plaku, i cili këtë radhë paraqitet para lexuesit në gjininë e novelës.
Nuk është rastësi që dëshira, talenti dhe vullneti të qendërzohen e të puqen te Plaku për të nxjerrë xhevahire letrare të një lloji tjetër, larg retorikës së përditshme letrare. Herë pas here ai ka ditur të trokasë në ndjenjat njerëzore e ta bëjë lexuesin të mendojë gjatë.
I njohur gjerësisht si një krijues që di të pasqyrojë jetën njerëzore me ngjyrat sociale e emocionale, Plaku ka performuar formësim të qartë trajtesash.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në dy novelat e paraqitura së fundi, dritën e të cilave duket se e merr nga jeta, nga bota që gjallon, nga lumenj ndjesish, që tejçojnë artin e tij. Si autor i disa prodhimeve letrare, ai e njeh mirë detajin brenda gjallesës, qenies; ngjitet, zbret, lëshon, hyn nën lëkurë, nginjet, kërkon, rrëfehet si shpirt i bërë një me personazhet e tij. Modernizmi, si shenjim letrar, paraqitet kësisoj në paraforma të tejdukshme, të cilat plotësojnë entitetin e prozës në përgjithësi dhe të novelës në veçanti.
Përmes një gjuhe të thjeshtë e detajeve sqaruese, tek Odiseja shohim rrëfimin e sinqertë të një autori që botën e do ndryshe, më të bukur, çka bën që në novelat e tij të gjejmë pika takimi me rrëfimet e Uilliam Gadisit. Atë e deh paqja. Ai e kërkon paqen. Ai e përçon paqen. Mesazhi i dy novelave, kryesisht i novelës “Fëmijëri e përdhunuar”, është kambanë alarmi, është zëri i së vërtetës, zë që nuk njeh botë tjetër veç Botës së Mirë.
Trajtimi i një çështjeje delikate siç është abuzimi me të miturit në një OJF të licencuar si institucion bamirësie, por që cenon në mënyrë flagrante të drejtat elementare të fëmijëve, madje arrin deri në shpërfytyrim të personalitetit fëmijëror, kërkon vigjilencë intelektuale, betejë të cilën autori e ka të fituar.
Plaku nuk është thjesht dhe vetëm përshkrues, ai gjen definicione për të përkufizuar materien. Vëmë re se në një përshkrim sintetik mediatik ai zbulon gjithë “nëntokën” e së ashtuquajturës “bamirësi”, si në paragrafin e mëposhtëm:
“Më në fund, gjykata shpalli fajtorë dy shtetas britanikë, të cilët akuzohen për marrëdhënie homoseksuale me të mitur me më shumë se një person. Ata kanë punuar si vullnetarë në fondacionin “Syri i Qeshur”, që drejtohej nga Xhon Uoker, dhe kanë abuzuar seksualisht me fëmijët pa përkrahje të strehuar në këtë fondacion, që kryesisht janë të komunitetit rom. Gjykata vendosi t’i dënojë ata me nga 20 vjet heqje lirie dhe t’i shpallë persona të padëshirueshëm”.
Pena e autorit nuk bën kompromise, ashtu si dhe shpirti i tij, që përflaket për të gjetur zgjidhje, qetësi, por që fatkeqësisht në humbëtirë mbetet sërish zë i çjerrë, pasi historia vazhdon të përsëritet. Dhe ai e mbyll novelën e parë me frazën “…një tjetër maniak kishte përdhunuar një të mitur”.
Autori nuk kërkon vetëm të japë mesazhin e mbrojtjes të popullatës rome nga diskriminimi, të ruajtjes së dinjitetit dhe trajtimin me seriozitet të fëmijëve të këtij komuniteti. Pena e tij e kapërcen këtë realitet brenda një kufiri social për ta përgjithësuar si fat të një shoqërie që kurrsesi s’duhet të quhet e dështuar. Meritë e padiskutueshme e tij është kalimi i idesë kryesore nga e veçanta tek e përgjithshmja dhe anasjelltas.
Brenda të njëjtit katarakt, Plaku fut në hulli si një viadukt suportues edhe plagën e rëndë të emigrimit. Ai na sjell me mjeshtëri gjendje e rrethana të ndryshme, të cilat flasin më shumë sesa gjithë rrëfimi i një drame. “Sapo ra nata, nga thellësia e atij pylli të vogël filluan të dilnin njerëz. Viktori hodhi sytë rrotull dhe befas u drodh. Sa shumë njerëz kishte fshehur ai pyll gjysmak! Shumë! Ishte një ikje apo arratisje?”, – lexojmë te novela “Shtëpia gri”.
Ndajfolja “shumë” dhe më pas pyetja retorike “ikje apo arratisje?” sjellin qasje edhe ndjenjësore, edhe sociale, edhe dramatike; edhe kaos, edhe frikë, edhe humbje, edhe dashuri në ikje, edhe pranverë pa lule, sepse aty gjithçka mban erën e vdekjes. Shuhet një jetë njerëzore apo vdes një gjallesë, apo mos ndoshta po vdes një e sotme në mungesë, apo po vdes thellësisht një vend gjeografik si nocion shoqëror? Për ta thelluar dhe theksuar idenë e tij, autori shkon deri në tragjizëm kur thotë: “Një jetë kishte mbetur larg vendit”.
Proza moderne e Plakut elaboron mirë ngjarjet, që janë produkt i aktualitetit tranzitor shqiptar në këta 24 vjet. Ato shihen së jashtmi dhe së brendshmi, dhe nga këtu autori formon qartë simbiozën formë–përmbajtje, ndërsa rrëfimi prozaik nuk ia kushtëzon paraqitjen e figuracionit, dëshmi e patjetërsueshme e tij: “Brenda tij rridhnin përrenjtë e dhembjes, të shoqëruar nga trokitjet e tmerrit…”
Odiseja ka një gjeografi të qartë në prozën e sjellë. Ai rravgon në peripecitë e shqiptarëve në kërkim të një jete të re. Për t’i shpëtuar gjendjes ekonomike e sociale ata bënë sakrificat më sublime, gjë që shpesh u kushtoi edhe jetën.
“Fjalët e gjuhës së huaj nguleshin si heshta majëmprehta në veshët e tyre. Nuk bënë zë. U ulën të gjithë në tokë, pastaj u shtrinë barkas rrafsh me tokën. Rrinin si të vdekur me buzët mbështetur në tokën e lagësht, edhe frymëmarrjen e rralluan. Në fytyrat e tyre endej lutja për të shpëtuar. Dhe fati këtë herë qe me ta”, – shkruan autori te novela “Shtëpia gri”. Një udhëtim i frikshëm. Një përshkrim që të mbyt emocionalisht.
Duhet theksuar se autori jep mesazhe të qarta, duke e kryer mirë rolin e misionarit në letërsi. Në fund të novelës ai e kthen personazhin e vet në gjirin e familjes, në dheun e mëmës dhe të babës, aty ku çdo shqiptar duhet të japë të qarën e të qeshurën e parë, të jetojë dinjitoz e krenar për këto troje.
I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore. Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar.
Ky libër, që pa dyshim duhet lexuar, ndan letraren nga joletrarja, artistiken nga joartistikja, tekstin me vlera nga antivlera, dhe i gjithë ky dallim bëhet me një dukshmëri ndikuese në letërsi.
Libri “Udhëkryq” duhet konsideruar një model ligjërimi letraro-artistik, që ka në qendër objekte letrare e paraletrare, ku pavarësisht dramave që mbart, vjen si juga edhe përjetimi i mirë. Kjo i jep dinamikë rrjedhës narrative të autorit, që tek-tuk bën shpërthime eseistike.
Dhe këtë e bën me vetëdije të plotë, duke e vënë si një garniturë të strukturës, por dhe të boshtit mendimor në tërësi të veprës së radhës. Në këtë libër, Plaku ka sjellë edhe harkore, edhe vija pa bashkim, edhe rrathë viciozë të fateve njerëzore. Dhe ky është prozatori befasues, i cili di të të zërë në kurthin e rrëfimit.
Majlinda Nana Rama
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 267 |
ISBN | 9789928204219 |
Redaktori | Bahir Avdiko |
Published year | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Oriku është një djalë që nuk i është ndarë buzëqeshja që kur ka ardhur në jetë. Por kur u rrit ai nuk i linte dy gurë bashkë. Pasioni i tij janë kafshët. Prindërit i blejnë orikut të vogël një maçok. Por çfarë ndodh më pas me jetën e tij? Këtë dhe shumë gjëra të tjera do t’i mësoni teksa do të lexoni librin “Tri ndodhitë e Orikut...
Një përrallë e bukur kur realja dhe magjikja gërshetohen aq bukur; disa shoqe që jetojnë dy realitete vijnë me botën e tyre, me ëndrrat dhe dëshirat. Libri është shoqëruar me ilustrimet e piktorit Ergys Faja
Personazhi ynë ka një të veçantë: Ai është i dashuruar pas natyrës dhe kafshëve si asnjëri prej miqve të tij. Në këtë libër vijnë aventurat e vogëlushit Krisli kur shkon në fshat tek gjyshi i tij, Selimi. Në faqet e tij do të gjeni historitë e vogëlushit në udhëtimet që bën mes natyrës, detit, dhe botës së madhe të kafshëve. Libri është shoqëruar me shumë...
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime dhe novela të cilat vijnë me një përpjekje për të ndërtuar profilin e një rrëfimtari të spikatur. Historitë e rrëfyera janë ngjarje të ditëve tona, reflektime për të tashmen