E bardhe si qumeshti, e kuqe si gjaku View larger

E bardhe si qumeshti, e kuqe si gjaku

Alessandro D'Avenia BD0035

New product

Përshkrim i shkurtër

Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht.

More details

498 Items

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht. Kështu që, kur vjen një mësues i ri zëvendësues për historinë dhe filozofinë, ai bëhet gati ta presë me cinizëm dhe me topa të vegjël të lagur me pështymë. Por ky mësues i ri është ndryshe: një dritë i shkëlqen në sy kur shpjegon, kur i nxit nxënësit të jetojnë intensivisht e të kërkojnë ëndrrën e tyre. Leoja ndien në vetvete forcën e një luani, por ka një armik që e tmerron: e bardha. E bardha është mungesa; gjithçka që në jetën e tij ka të bëjë me privimin dhe humbjen është e bardha. Kurse e kuqja është ngjyra e dashurisë, e pasionit, e gjakut; e kuqja është ngjyra e flokëve të Beatriçes. Sepse Leoja e ka një ëndërr dhe ajo quhet Beatriçe, ndonëse ajo nuk e di ende. Leoja ka edhe një realitet më të afërt dhe, si të gjitha pranitë e afërta, e ka më të vështirë për ta parë: Silvia është realiteti i tij i besueshëm dhe i qetë. Kur zbulon se Beatriçja është e sëmurë dhe se sëmundja ka të bëjë me atë të bardhën që e frikëson aq shumë, Leos do ti duhet të gërmojë thellë brenda vetes, të përgjaket dhe të rilindë për të kuptuar se ëndrrat nuk mund të vdesin dhe të gjejë kurajën për të besuar në diçka më të madhe. E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku nuk është vetëm një roman formues, nuk është vetëm rrëfimi për një vit shkollor, por është një tekst kurajoz, që përmes monologut të Leos - herë joserioz dhe komik, herë më intim dhe i shqetësuar - tregon se çfarë ndodh në çastin kur në jetën e një adoleshenti vërshojnë vuajtja dhe tronditja, ndërsa bota e të rriturve duket se nuk ka asgjë për të thënë. Duke besuar në një përtëritje moderne dhe vitale të traditës së madhe klasike, DAvenia, romancier debutues, bëhet aleat me profesorin e ri të liceut - sepse ky është edhe profesioni i vetë autorit - për ti ofruar një lexuesi pak a shumë të ri ndonjë përgjigje që, si çdo përgjigje e vërtetë, nuk synon të jetë përfundimtare, por as e ndërdyme dhe e nënshtruar.