Himnet e trishtueshme te Remarkut – set 3 libra

Erich Maria Remarque FNK0189

New product

Përshkrim i shkurtër

Janë të rrallë shkrimtarë që kanë lënë thesare të tilla për fatet e njeriut në kohë lufte dhe herezie siç ka bërë shkrimtari gjerman, Erih Maria Remark. Në kulmin e histerisë naziste, ku jeta nuk kishte vlerë dhe tragjikja ishte pjesë reale mes njerëzve, autori ka sjellë himne të mrekullueshme. Edhe ky set është ideuar për ata që janë dashuruar marrëzisht pas “Harku i triumfit” dhe “Tre shokët”. “Strehëza e dashurisë”, “Thuamë se më dashuron” dhe “Një natë në Lisbonë” duhet të jenë në bibliotekën tënde....

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me tre librat e Erih Maria Remarkut përmban romanet: “Strehëza e dashurisë”, “Thuamë se më dashuron” dhe “Një natë në Lisbonë”. Ky set është konceptuar për të sjellë himnet më të ndjera për jetën, dashurinë, dhe tragjiken që ka sjellë aq mjeshtrisht autori gjerman.

1. “Strehëza e dashurisë” i Erih Maria Remark. Vetëm këtë libër mund ta porositësh te linku KËTU.

Ky është një roman ky shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta-është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. ..."

2. “Thuamë se më dashuron” i Erih Maria Remark. Vetëm këtë libër mund ta porositësh te linku KËTU.

Ky libër sjell një anë të ndjeshme private, por edhe plot pasion të Remarkut: Në të janë përfshirë letrat që ai ia dërgon të dashurës së tij Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku

3. “Një natë në Lisbonë” i Erih Maria Remark. Vetëm këtë libër mund ta porositësh te linku KËTU.

Ky roman, i cili ka përmasa universale, paraqet dramën e thellë të njeriut në luftë dhe kësisoj mbetet një nga prelat e fuqishme të shkrimtarit Erich Maria Remark, por edhe një nga romanet më interesante të shekullit që lamë pas. Në një kohë kur lufta ishte e pashmangshme, dramat njerëzore kanë përmasa të tmerrshme. Mirëpo, dëshirat për të kaluar nëpër Detin Kuq, në drejtim tokës së premtuar, janë të flakta, mbase ato nuk njohin vështirësi, sfida, pamundësi. Në këso gjendje emocionale, njeriu kërkon shpëtimin dhe atë e gjënë më së miri tek simbolika kuptimplote për tokën e premtuar, si një mënyrë për të ikur nga skëterra mizore, në të cilën ndodheshin personazhet Jozefi dhe Helena. Kështu motivohet edhe odisejada e tyre. Romani është një rrëfim pikëllues, i përshkuar nga sekuenca të fuqishme trimërie e guximi, dashurie e vdekje, ku sakrifica për dashurinë është tej mase e madh dhe ku e keqja është e pafund, e pashpirt, mizore, vrastare

Data sheet

RedaktoriRexhep Hida
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFatmir Dibra, Aristidh Ristani, Vullnet Muço
RomanRomancë&Pasion
I ri1