Nje nate ne Lisbone

Erich Maria Remarque FNK0067

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia dhe fati përplasen me njëri tjetrin, teksa në Gjermani ishte ngritur frikshëm në pushtet nazizmi. Këtë trajton romani "Një natë në Lisbonë", i cili, qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestsellër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789995686109
Viti i botimit2010

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani ”Një natë në Lisbonë” i autorit Erich Maria Remark, është një rrëfim me përmasa thellësisht tragjike, në të cilin gërshetohen fuqishëm tema të mëdha, si lufta dhe liria, dashuria dhe urrejtja, humania dhe antihumania, përmes taboleve të fuqishme narrative, ku përshkruhen me detaje përjetimet e njeriut në kriza të mëdha, siç është lufta, mungesa e atdheut, kërkimi i shpëtimit, ikja nga persekutimet, dashura e zjarrtë, etj. Përmes një narracioni përshkrues e të fuqishëm, autori zhbiron në kohë dhe hapësire, në psikologjinë e personazheve të tij dhe kështu krijon tablo të fuqishme që përshkruajnë luftën, peripecitë e njeriut në një gjendje terrori, pasionet e fuqishme të dashurisë, vrasjet, ikjet, gjithë këto elemente të veshura nga një nënshtresë e fuqishme etike dhe humane, tipare këto që e karakterizojnë këtë tekst letrar fund e krye.

Ky roman, i cili ka përmasa universale, paraqet dramën e thellë të njeriut në luftë dhe kësisoj mbetet një nga prelat e fuqishme të shkrimtarit Erich Maria Remark, por edhe një nga romanet më interesante të shekullit që lamë pas.

Në një kohë kur lufta ishte e pashmangshme, dramat njerëzore kanë përmasa të tmerrshme. Mirëpo, dëshirat për të kaluar nëpër Detin Kuq, në drejtim tokës së premtuar, janë të flakta, mbase ato nuk njohin vështirësi, sfida, pamundësi. Në këso gjendje emocionale, njeriu kërkon shpëtimin dhe atë e gjënë më së miri tek simbolika kuptimplote për tokën e premtuar, si një mënyrë për të ikur nga skëterra mizore, në të cilën ndodheshin personazhet Jozefi dhe Helena. Kështu motivohet edhe odisejada e tyre. Romani është një rrëfim pikëllues, i përshkuar nga sekuenca të fuqishme trimërie e guximi, dashurie e vdekje, ku sakrifica për dashurinë është tej mase e madh dhe ku e keqja është e pafund, e pashpirt, mizore, vrastare. Ky roman me përmasat ideore, është një histori brenda një histori, ku semantika e tekstit gërshetohet me shenjat semiotike, që konotojnë fuqishëm, në planin ideo-estetik. Duke rrëfyer për një histori të shumëfishtë, ku përfshihen me tone dramatike, romanca dhe aventura, dhuna dhe terrori, dashuria dhe urrejtja, peripecitë për jetë dhe vdekja, makthi dhe trishtimi, autori jep tablo të jashtëzakonshme të Europës së Luftës së Dytë Botërore dhe krizat e thella identitare, me të cilat ballafaqohej njeriu i kohës. Shkrimtari i shquar Erich Maria Remerke duke rrëfyer dramën personale të Jozef Shfarci dhe Helenës, ka dhënë mesazhe të fuqishme universale, ku etika dhe filozofia përplotësojnë synimet e një arti, i cili ka substrat të fuqishëm humanen. Këtë dimension kërkimor letrar, autori e sforcon në pasuesin e mëposhtëm: Më sa njoh unë legjendën, zjarrin nuk na e kanë dhuruar, por e ka rrëmbyer Prometeu.

Autori, e ndërton tekstin letrar, brenda një nate dhe atë me paradokse narrative të lëvizshme, që zhvendosen në kohë e hapësirë dhe lëvizin nëpër shumë vende europiane, ku lufta kishte shpërthyer apo pritej të shpërthente. Me këto lëvizje narrative mjeshtërore, ai ndërton një galeri personazhesh të gjithfarshëm, ku marrin jetë salvuesit dhe të salvuarit.

Romani ka një fabule të thjeshtë, mirëpo brenda saj rrëfehet një dramë e pikëllueshme, me tone dramatike, një dramë që është përherë e pranishme, drama e njeriut shtegtar, në kërkim të lumturisë, ikja nga makthet e luftërave, ndjekjeve, persekutimeve. Teksti konstituhet nëpërmjet një përshkimi tejet prekës, ku dialogjet luajnë një rol të posaçëm, brendapërbrenda një narracioni dinamik, që ec qetë, por që të rrëmben me fuqinë e tij imrpesionuese. Autori është mjeshtër i rrëfimit, i krijimit të situatave paradoksale, që lexuesin e mbajnë pa frymë deri në faqen e fundit. Mirëpo, për më tepër, autori është mjeshtër i ndërtimit të tekstit me konotime ideore e estetike. Në të vërtetë, në këtë roman kemi përplot sekuenca faustiane, në të cilat Jozef Shfarci duhet të hedhet nëpër skëterrën e trishtuar, me besimin se rruga për në parajsë është e rrezikshme, por e mundshme. Kështu ai bënë lojërat më të çuditshme, duke u kthyer nga emigrimi në Gjermani dhe duke u arratisur së bashku me Helenen, gruan e tij, vallua i të cilës ishte një njeri i Gestaposë Naziste, që ndiqte Shfarcin dhe vetë atë kudo, e të cilin detyrohet ta vras, që të shpëtojë vetë.

 

Fragment

Viti i zymtë 1942. Një burrë që po endet natën pranë portit të. Lisbonës ia ka ngulur sytë një anijeje. Ky është një imigrant gjerman. Synimi i tij është të shkojë në "dheun e premtuar", në Amerikë, dhe kjo anije do ta shpëtonte, por ai nuk ka as vizë e as para.

Pa pritur e pa kujtuar, një i panjohur i ofron dy bileta falas, por me një kusht: i panjohuri nuk do që ta kalojë në vetmi atë natë, ai dëshiron t'i rrëfejë këtij imigranti historinë e vet, historinë e arratisjes nga vendlindja, një histori që ka nisur në Osnabryk të Gjermanisë më 1933 e që ka mbaruar atë ditë në Lisbonë të Portugalisë, në këtë qytet që është streha e fundit për të gjithë emigrantët evropianë.

Ajo anije, që ndodhej e ankoruar në grykëderdhjen e lumit të Tahos dhe që duhej të ishte shpëtimi i tij, tani nuk ka më asnjë vlerë për të, sepse ai ka humbur gruan që dashuronte dhe vetëm për hir të saj e quante lirinë si gjë të çmuar.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages258
ISBN9789995686109
RedaktoriRexhep Hida
Viti i botimit2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAristidh Ristani
RomanSagë&Histori