Paullina Simons TO0220
Libër i ri
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë.
A mund të shpresojnë për një jetë normale?
A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
15 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789928205278 | |
Viti 1946. Pasi i mbijetuan rrethimit të Leningradit, urisë, frikës, tradhtisë dhe ndarjes, Tatiana, Aleksandri dhe djali i tyre i vogël Antoni bashkohen më në fund në SHBA, në vendin e ëndrrave të tyre. Atje do të donin të harronin luftën dhe tmerret e botës, për të shijuar, ndoshta, një ditë të veçantë lumturie. Por e kaluara vazhdon t’i ndjekë. Të frikësuar se mos bien pre e autoriteteve vendase, Tatiana dhe Aleksandri bëjnë një jetë të arratisurish duke kaluar nga një qytet në tjetrin, të pashpresë.
Kur, më në fund sistemohen në Feniks, ata hyjnë në një mjedis armiqësor. Aleksandri punon në një kompani ndërtimi të drejtuar nga pronarë jo të ndershëm dhe të rrezikshëm. Në skutat e errëta të këtij qyteti industrial mbretëron klima e dhunës, e cila duket se kërcënon edhe të ardhmen e familjes së tyre. Madje edhe çiftin e tyre... Sepse ata duhet të kalojnë përmes sprovave tragjike. Tatiana dhe Aleksandri duhet të përballen me një armik të ri: të përditshmen.
Por lufta do t’i ndjekë sërish, dhe duket sikur historia përsëritet. Djali i tyre, Antoni, zhduket gjatë luftës në Vietnam. Dhe Aleksandri është i vendosur ta gjejë, qoftë edhe nëse do t’i duhet të humbasë jetën e tij...
| Faqe | 800 |
| ISBN | 9789928205278 |
| Titulli origjinal | Toena |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Platon Pulla |
Kalorësi i Bronztë është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë?
Një histori dashurie e veçantë, mbresëlënëse dhe frymëzuese... Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë.Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë.Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe,Aleksandër Belov, është ende...
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Autorja e sages bestseller “Tatiana dhe Aleksandri”, Paullina Simons vjen me nje tjeter roman te ri para lexuesit shqiptar: Gjahtari i tigrave i çon lexuesit nga lartësitë marramendëse të gëzimit në thellësitë e dëshpërimit dhe kjo përsëritet, në një roman të ri të paharrueshëm nga një tregimtare e mrekullueshme.