Inxhinieria e brendshme View larger

Inxhinieria e brendshme

Sadhguru A-007820

New product

Përshkrim i shkurtër

Sadhguru, - nje nga spiritualistet me te medhenj te kohes tone, vjen ne gjuhen shqipe me librin Inxhinieria e brendshme - nje nga librat me te mire te ketij autori te spikatur ne boten e zhvillimit personal

More details

465 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348593
Viti i botimit2022

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ajri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë “unë”. Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen.

Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ajo çka ndodhi është e papërshkrueshme. Ajo çfarë unë isha, ndodhej me të vërtetë kudo.

Çdo gjë po shpërthente përtej kufijve; çdo gjë po shpërthente në çdo gjë tjetër. Ishte një harmoni e pamatë e një përsosmërie absolute.

Jeta ime tani është thjesht ai moment, që ende vazhdon po aq e bukur. Kur u riktheva te gjendja ime normale m’u duk sikur kishin kaluar vetëm dhjetë minuta. Por me një shikim të shpejtë të orës pashë se ishte ora 7:30 e darkës.

Kishin kaluar katër orë e gjysmë. Sytë i kisha hapur, dielli kishte perënduar dhe ishte errësirë. Isha totalisht i ndërgjegjshëm, por ajo që deri në atë moment e konsideroja si vetja ime, ishte zhdukur tërësisht.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages256
ISBN9789928348593
Viti i botimit2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLindi Reka, Marin Metohu
I ri1