Tri magjite e Olges se vogel

Elisabetta Gnone A-000515

New product

Përshkrim i shkurtër

Seria e Ollges, shkruar nga Elisabetta Gnone, nje prej autoreve me te mira te letersise europiane per femije, tashme eshte plotesuar me 3 vellimet. Ne i kemi bere bashke dhe duam qe ti rekomandojme ne nje set bashkerisht. Nuk mund te kete seri me magjike dhe më me vlere sesa keto tre libra per biblioteken e femijes tuaj

More details

599 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me tre libra permban:

“Olga prej letre” nga Elisabetta Gnone

Çfarë emocioni fëmijë: Do të zbuloni magjinë e Olges, vajzës së vogël prej letre: "Olga prej letre - Një udhëtim i jashtëzakonshëm", - roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze normale, me mish dhe kocka, ashtu si të gjithë të tjerët....

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës. Të vërteta? Të sajuara? Tomeoja e mençur, berberja e fshatit, thotë se Olga i krijon historitë e saj rreth fantazmave të fëmijërisë për të mposhtur frikën. Prandaj historitë e Olgës janë aq të suksesshme: sepse ato mposhtin përbindëshat nga të cilët, në të vërtetë, tremben të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Një ditë prej ditësh, për të ngushëlluar mikun e saj Larvin, që është shumë i brishtë, Olga vendos t’i tregojë historinë e Olgës, vajzës prej letre, që la fshatin në kërkim të magjistares Auzolia, e cila do ta kthente në një fëmijë si gjithë të tjerët, prej mishi e kocke. Udhëtimi ishte i gjatë dhe plot aventura: Olga takoi një shitës gjurmësh, udhëtoi së bashku me një djalosh që jetonte në një balonë dhe me një tjetër që e kaloi përtej detit, duke vozitur. Rrezikoi jetën shumë herë, humbi mes një pylli, por trupa e një cirku me artistë interesantë e gjeti. Dhe vetëm më në fund, kur takoi magjistaren, vajza prej letre e kuptoi se sa shumë gjëra ia kishte dalë mbanë të bënte...

 

“Olga prej letre. Xhumi i zi” nga Elisabetta Gnone

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...

Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë. Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill.

 Kur humbasim dikë apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë.

Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur për të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.

 

“Olga prej letre – Misteriozja” nga Elisabetta Gnone

Një histori që do t'ju bëjë të qeshni, të mendoni dhe të shqyeni sytë nga habia; dhe ajo çka Olga do të mësojë bashkë me shokët dhe lexuesit e të gjitha moshave është e sigurt: kur rritesh, mund ta përballosh jetën me guxim dhe dashuri, vetëm nëse mbetesh paksa fëmijë në shpirt.

Çfarë do të thotë të rritesh?

"Të rritesh është punë e ndërlikuar", do të thoshte mësuesi Debris dhe Olga e di mirë këtë: për të qetësuar një shoqe të re, e cila nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për rritjen, Olga i tregon historinë e një vajze të vogël, së cilës rrobat gjithmonë i rrinin shumë të mëdha, edhe pse, sipas etiketës, ishin për moshën apo madhësinë e saj, dhe se si ajo kridhej brenda vizatimeve për t'i shpëtuar jetës së vërtetë.

Historia e Misteriozes është historia e atyre që mezi e gjejnë vendin e tyre në botë, u bishtnojnë përgjegjësive dhe detyrave, nuk e mbajnë dot mbi supe këtë barrë dhe luftojnë fort për të mbetur fëmijë. Por është edhe historia e një vajze të vogël që nuk dorëzohet.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Nexhipi Lekaj