Tri aventurat e Sharlotes

Alice Pantermüller, Daniela Kohl A-000512

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi sjelle serine me tre vellime “Aventurat e Sharlotes” – nje seri qe e kane perpire lexuesit e vegjel. Ky set vjen ne oferte, pikerisht tani, gjate pushimeve te veres, ku pushimet e femijeve do te behen më magjike, duke bere pjese te tyre edhe leximet e ketyre tre librave te bukur, sjelle ne shqip nga Mediaprint.

More details

1100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 890 Lekë

-10%

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me tre libra permban:

“Aventurat e jashtezakonshme te Sharlotes 1 plot me lepurushe” nga Alice Pantermüller, Daniela Kohl

Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t’u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!

Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit.

Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo...

“Aventurat e jashtezakonshme te Sharlotes 2, Nje per te gjithe, te gjithe per nje” nga Alice Pantermüller, Daniela Kohl

Aventurat e Sharlotes vazhdojne. Besoj te gjithe ata qe kane lexuar vellimin e pare, duan ta kene patjeter edhe kete liber me personazhe nje grup vajzash rrezatuese....

 

“Aventurat e jashtezakonshme të Sharlotes 3 – Magjepsesja e krimbave” nga Alice Pantermüller, Daniela Kohl

Vjen i treti i serisë së aventurave të Sharlotës: Një libër që të përpin, të bën të qeshësh dhe të lë pa fjalë!

Urraa, më në fund erdhën pushimet! Fermat janë plot me KAFSHË dhe Lotës i pëlqejnë aq shumë. Veçanërisht që kur ka zbuluar sekretin e fyellit të saj magjik që shërben për të magjepsur gjarpërinjtë! E teksa Lota vihet në kërkim të gjarpërinjve bavarezë, përpiqet të zbulojë se kush tjetër do të vallëzojë nën tingujt e muzikës së fyellit të saj.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë