Jete dhe vdekje ne Ballkan (HC) View larger

Jete dhe vdekje ne Ballkan (HC)

Bato Tomashevic BO0203

New product

Përshkrim i shkurtër Një libër i shkëlqyer. Një histori njerëzore e një vendi të trazuar në një pjesë të keqkuptuar të Europës. Tepër i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë të bëjnë më këtë rajon.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994342778

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Komente mbi librin"Ky është një libër magjepsës. Bato Tomasheviçi shpalos një histori tërheqëse, depërtuese dhe shpesh prekëse të historisë së pasur vetjake dhe familjare, si dhe të jetës dhe vdekjes së trazuar të vendit të tij. Këtu shpaloset gjithashtu një përshkrim i shkëlqyer i historisë njerëzore të Ballkanit të fillimshekullit të njëzetë. Midis një numri të madh librash të botuar mbi ish Jugosllavinë gjatë 15 vjetëve të fundit, ky dallohet si një autobiografi prekëse që shpesh lexohet si një roman marramendës historik. Libri i Tomasheviçit hap një dritare unike në një botë të humbur të Ballkanit në kohët moderne." Dejan Gjokiç, Universiteti i Londrës Koment nga autori Mendoj se libra si libri im (duke lënë mënjanë modestinë) i ndihmojnë lexuesit jo vetëm të njohin të kaluarën, por edhe të kuptojnë që ne mund të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Ne kemi jetuar në paqe me njëri tjetrin në të kaluarën, por për fat të keq historia e fundshekullit të kaluar na tregoi se ekziston gjithmonë mundësia që nëse politikanët përpiqen të përhapin urrejtjen në vend të dashurisë, sigurisht që mbërrijmë tek ajo që Millosheviçi krijoi në Ballkan. Kam lindur në Kosovë në Mitrovicë dhe fëmijërinë time e kam kaluar në Kosovë mes shqiptarëve dhe e konsideroj atë një nga pjesët më të bukura të jetës sime. Im atë ishte mik i shqiptarëve, gjë që ishte e rrallë në atë kohë të ndodhte mes shqiptarëve dhe serbëve apo malazezëve. Kam qenë në Ballkan dhe nuk mund t'i shmangem atij e duke e parë në distancë kohore Ballkani është një nga pjesët më të turbulluara të botës mes konfliktesh dhe urrejtjesh. Kur u ula të shkruaja këtë libër nuk kisha për qëllim të bëja një libër historik, por jam i kënaqur që të gjitha ngjarjet ballkanike janë pasqyruar korrektësisht. Mbi autorin I lindur më 1929 në një familje malezeze në qytetin e vogël të Mitrovicës, deri në vitin 1945 jetoi në vende të ndryshme në Kosovë dhe Malin e Zi. Kur ishte 13 vjeç iu bashkua partizanëve të Titos dhe përjetoi drejpërdrejt tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Pas diplomimit për Drejtësi në Universitetin e Beogradit, më 1953 shkoi në Angli për dy vjet për studimin e anglishtes në Universitetin e Ekseterit, ku takoi gruan e tij të ardhshme, Madge Filips. Si diplomat jugosllav në Londër, shoqëroi skuadrën e futbollit të Manchester United dhe i mbijetoi aksidentit ajror të Mynihut më 1958. Pas martesës, la shërbimin diplomatik dhe shkoi në Beograd ku punoi si gazetar dhe botues. Si drejtues i TV federal antinacionalist YUTEL, i cili përfundimisht u shkatërrua në Sarajevë, u ndoq penalisht nga regjimi i Millosheviçit dhe u detyrua të ikte me ngut nga vendi në vitin 1991. Ai dhe gruaja e tij shkuan në Angli dhe tashmë jetojnë në Ekseter.

Data sheet

pages576
ISBN9789994342778
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë