Yjet nuk jane te kuq View larger

Yjet nuk jane te kuq

Albana Melyshi BD0500

New product

Përshkrim i shkurtër Një familje e ndarë më dysh nga politika, që u mbijetoi sfidave të kohës si një e tërë. Një familje me dy partizanë në luftë që u digjet shtëpia dhe internohen po nga partizanët. Një baba i arratisur, i cilësuar tradhtar dhe i vendosur kundër të birit hero. Një nënë që kalon 12 vjet në internim me tre fëmijët e saj të vegjël, me bashkëshortin dhe një djalë të arratisur që sdo ti shihte kurrë më për të gjallë, e cila thirret nga ferri për të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes Hero të Popullit të të birit idealist të vrarë 7 vjet më parë. Një Derë e Parë dhe e respektuar në një krahinë të rëndësishme të Mirditës iu ndalua edhe komunikimi me pjesën tjetër të familjes në Tiranë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303236

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Titulli i librit shkruar për historinë dramatike e tragjike të Melyshajve Yjet nuk janë të kuq është një togfjalësh me semantikë tropologjike. Gjyshi 90-vjeçar, pas 45 vjetësh pritje, rikthehet papritur më 1989 nga Amerika, të shohë e të çmallet me familjen dhe kur të vdes të varroset në tokën mëmë. (Mjerisht të kuqtë enveristo-ramizistë do ta rikthenin andej nga kishte ardhur). Para se të largohej rrëfen shumë historira, ngjarje dhe episode të jetuara. Ndërmjet të tjerave i tregon mbesës edhe këtë fragment nga një episod: në kullë kishim strehu disa partizanë Takova edhe Tuk Jakovën që mbante rreth qafës një shall vishnje me pikandërsa Mehmet Shehu mbante shall të kuq dhe kapele me yll të kuq..(Gjyshi kishte bërë një pauzë dhe i kishte thënë mbesës) Pa dil te dritarja, shiko qiellin, a sheh yje të kuq atje lart?. Ajo kishte dalë në dritare dhe kishte shikuar qiellin, e hutuar Ai ishte përgjigjur vetë: Ndigjo, mbesa ime! Yjet nuk janë të kuqYjet janë të ARTË. Dhe kishte vazhduar më tej. Për ne ska pas gja ma të randë se kur shihnim yllin e kuq partizan me pesë cepa në flamurin tonë kombëtar mbi kryet e shqipes arbnore. U r t a k u do të konkludonte: Ylli i kuq ka qenë simbol i gjakut që rridhte nga lufta e tmerrshme e klasave, ku deviza e terroristëve komunistë ishte: Liria i ka rrënjët në gjak.

Data sheet

pages240
ISBN9789994303236
Published year2013
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë