Montale, Quasimodo, Ungaretti A-001010
New product
Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohur shkodran Zef Zorba, njohës e admirues i të treve. Këto poezi mbetën dorëshkrim për disa dekada rresht dhe po shohin dritën e botimit, më në fund, në një libër dygjuhësh, me tekstin shqip e italisht përbri – mënyra ideale për të shijuar poezinë e përkthyer.
10 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
Perfectum trinum përmban rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj të shekullit XX, Eugenio Montale, Giuseppe Ungaretti, Salvatore Quasimodo, të cilat u përzgjodhën e u shqipëruan me përkushtim poeti nga Zef Zorba, njohës e admirues i të treve; por ato mbetën dorëshkrim për disa dekada rresht. Zef Zorba mund të quhet padyshim një artist i plotë e i shumanshëm: poet, përkthyes, publicist, regjisor, autor pjesësh dramatike dhe libretesh, njihet së pari si poet me vëllimin Buzë të ngrira në gaz, botuar një vit pas vdekjes së autorit në 1994. Thuajse kurrgjë e Zorbës nuk pa dritën e botimit në të gjallë të tij. Pas viteve ’90 lexuesit nisën ta njohin atë falë përkthimeve që kish lënë, fare pak prej të cilave u botuan (Estetika 2 e Benedetto Croce-s e Love Story e Eric Segal-it). Ende sot shumë përkthime të tij mbeten në sirtar, në dorëshkrim: T. S. Eliot (Katër Quartete, Pritje koktej, E mërkura e përhime) Robert Frost (Poema), Oscar Wilde (Rëndësia e seriozitetit) si dhe vepra të tjera të rëndësishme nga autorë si Pirandello, Wilder, O’Neil etj.
Si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, ai pat vënë në skenë qysh herët pjesë dramatike (Armiku i Popullit të Ibsenit e Juda Makabe të Fishtës). Mundet kjo qe dhe arsyeja pse u arrestua e u burgos më 1946, për vite me radhë. Zorba kapërceu kufijtë e krijimit mirëfilli letrar dhe eksploroi pikëtakimin e letërsisë me muzikën apo artet pamore, duke i shtuar korpusit të tij artistik dy librete operash, Teuta dhe Rozafa, tekste këngësh me muzikë të Prenk Jakovës, po dhe punime gdhendjesh në dru, të cilat ilustrojnë poezinë antike greke, tragjedinë dhe komedinë klasike.
Fletorja me dorëshkrimin e përkthimit të këtyre poezive na u soll për botim nga të bijat e Zorbës: ato kanë meritën që e ruajtën e u kujdesën për dorëshkrimin dhe, pas shumë përpjekjesh, ia dolën mbanë e na e bënë të mundur ta kemi sot në dorë këtë libër. Mjerisht vetë shqipëruesi nuk e mori dot këtë kënaqësi! Ai i punoi e i lëmoi vargjet e tre italianëve të mëdhenj, pa e shijuar dot gëzimin që do t’i falte libri i shtypur.
Të botosh poezi të përkthyera nuk është gjë e lehtë; aq më e vështirë bëhet puna e botuesit kur përkthyesi nuk është më në jetë, për të diskutuar me të përmbi tekstin. Përgjegjësia është natyrisht shumë më e madhe. Kurse liria më e vogël. Pra ndryshimet që u lejuam të bëjmë kanë qenë minimale: vetëm ato që na janë dukur të domosdoshme. Zef Zorba ka zgjedhur t’i sjellë në shqipen e njësuar të standardit vjershat italiane, ashtu si shkruante jo rrallë edhe poezi të vetat, duke ndërkallur hera-here elemente të gegnishtes e më rrallë edhe ndonjë të toskërishtes. Pra është treguar i hapur ndaj përdorimit të trajtave gjithfarëshe. Duke u nisur nga ky fakt, edhe ne kemi ndjekur të njëjtin parim gjatë redaktimit: në ndonjë rast p. sh. kemi zgjedhur të zëvendësojmë me paskajore ndonjë trajtë toske, sepse ashtu ritmi përmirësohej dukshëm.
Gjatë punës së kujdesshme që bëmë me tekstin, disa shënime tonat a dyshime fillestare për ndonjë lapsus, që na pati shtyrë të ndërhynim në tekst, në fund i lamë mënjanë, duke menduar se mbase shqipëruesi ishte larguar me kast nga origjinali dhe i kishte dhënë vetes liri për liçencë poetike; p.sh. në vjershën Nënës sime (A mia madre) italishten esilio e shkëmben a mbase “e sheh” si Elisio, duke na dhënë shqip vargun vetëm kjo të vendos në fushat eliziane për italishten solo questo ti pone nell’esilio.
Rast i ngjashëm gjendet edhe në poezinë Kornë angleze (Corno inglese), ku vargun D’alti Eldoradi malchiuse porte! e sjell si Tjerë Eldoradosh dyer jo mirë të kyçura!, duke “parë” italishten alti si altri. Mendimin e parë për “t’i korrigjuar” ato pak raste si këto, e ndryshuam pra në çastin e fundit, për arsyen e përmendur më lart, dhe i kthyem tekstet ashtu si i kishte dorëshkrimi i shqipëruesit.
I përmendim këto për të sqaruar lexuesin se asgjë nuk na ka shpëtuar pa ballafaquar e pa rrahur mirë gjatë punës së redaktimit, por thjesht kemi dashur të ndërhyjmë sa më pak, duke respektuar gjithnjë zgjedhjen e poetit. Ishte një fat për ne e për lexuesit që botuesi italian Mondadori na dha lejen e botimit të kësaj përzgjedhjeje duke na vënë si kusht që të përfshinim në të edhe tekstet e origjinalit italisht, pra realizimin e botimit dygjuhësh, që është edhe mënyra ideale për të lexuar e shijuar poezinë e përkthyer.
Shënimi i botuesit
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 143 |
Published year | 2019 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Zef Zobra |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.