Aurat e natës View larger

Aurat e nates

Belfjore Qose BG0049

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas shumë vitesh krijimi dhe përpunimi të parreshtur të teksteve, autorja përfundimisht komunikon me lexuesin me librin e parë poetik “Aurat e natës”. Ky vëllim e ka kaluar testin paraprak sepse është vlerësuar nga Ministria e Kulturës mes propozimeve të mbështetura nga Fondi i Krijimtarisë, dhënë gjatë vitit 2017.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978999062031

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

4 other products in the same category:

More info

I gjithë vëllimi përmban 88 poezi të ndara në katër kapituj. Ndonëse është vëllimi i parë, autorja ka një gjuhë poetike të larmishme, të sprovuar dhe endet vazhdimisht në kërkim të mjeteve dhe formave që i japin identitet poezisë.

Më poshtë kemi përzgjedhur poezinë që mban edhe titullin e këtij vëllimi:

Aurat e natës

Ne, me aura të zeza mbi kokë

Krenohemi për boshin dhe pamundësitë.

Nuk kemi fituar as çastin më të mirë

Prej mëkateve të trishta ndaj vetes.

Ti më ftove në acarin e natës pa yje

Për të vetmuar bashkë vetminë.

Jam helmuar gjatë me vetëdije,

Gjatë, prej kohe pa kohë.

E kemi puthur trishtimin mes syve tanë

Që nuk i takuam në dritë të bardhë…

E janë zgjatur hijet e ndërgjegjeve

Për t’u mbytur thellë në lumë,

E janë shtrirë shtrojet e shtrateve

Për të veshur fusha të shkreta shpirti.

E kemi helm në mushkëri,

E kemi pis në rropulli,

Duke pritur dritën prej botëve të tjera.

Na ka mbetur në fyt shpirti i natës

Që do e vjellim profanisht të përbaltur.

Dhe rropatshëm rrokullisen rrëketë

E shiut mbi aurat e zeza të natës…

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages136
ISBN978999062031
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15 x 23.5
I ri1