Enderr e fjetur

Hasan Muzli Selimi A-000207

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim poetik gjenden 5 kapituj me poezi që ndërtohen mbi një bazë foljore, duke fituar ritëm. Përmes analizave didaktike, ku vendin kumtues e bën dialektika e zhvilimit, poeti kërkon të sjellë një qasje mbi konceptin e zhvillimit, duke formuar konceptin e të kundërtave. Poeti është përpjekur të ndërtojë në formë sa më të thjeshtë poezinë, duke iu përshtatur formimit të tij.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Enea's
ISBN9789928306098

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dy fjalë nga redaktori...

Puna e redaktorit të një libri poetik, është pa mëdyshje më e vështirë se e autorit të librit. Autori është krijuesi, sado mjeshtër dhe i talentuar të jetë apo të mos jetë ai, gjendja poetike, poezia atij i vjen, i troket. Ajo është dhuratë hyjnore, mjafton ta derdhë në vargje, sido-qofshin ato, me rimë apo pa rimë, me strofa apo varg të thyer, me figura letrare apo mbi detaje etj.

Redaktimi është një punë e rëndë, sepse në punën e tij plekset nevoja që ai të kthehet në një autor të dytë të librit, të depërtojë brenda shqisës dhe emocionit të autorit, të jetë i sigurt, se e kupton atë, të hyjë në harmoninë e poezisë që e ka shkruar dikush tjetër. Raporti në këtë rast është delikat dhe vështirësish i kuptueshëm.

Poeti, as më pak e as më shumë i ngjan një labirinti jo të ngurtë, që ndryshon çdo moment, pasi aty ku në mëngjes është hyrja, në mbrëmje mund të jetë dalja, por lëvizja nëpër të ka një çelës, ka një kod. Redaktori i një libri poetik nëse nuk arrin ta gjejë këtë çelës, këtë kod, si ndërmjetësi i rëndësishëm mes poezisë dhe lexuesit, nuk arrin të përmbushë hallkën e fundit të librit. Këtë çelës dhe kod nuk ka “zotësinë” të ta japë as vetë poeti, por poezia, materia poetike, fryma, shpirti dhe ndjesitë që “mbeten”në masën e derdhur vargore.

 

Poeti Hasan Selimi ka një shqisë interesante kërkimi dhe jetësimi, atij i bëjnë përshtypje dhe shndërrohen në motive poetike gjurmët, të cilat përpiqet t’i jetësojë, t’i “vendosë” në gjendje dhe perceptime komunikimi. Kjo tendencë dhe pasion emocional, jo rrallë çon në konture dhe konvencione metaforash apo simbolikash universale. Kjo lloje marrëdhënie dhe përdorimi racional të këtyre detajeve, e shfaqur që nga libri i parë i poetit (“Hije dheu”), përbën një nga elementët e qëndrueshëm të profilit poetik të poetit Hasan Selimi.

Duke konsideruar se as studiuesi, as kritika, por as redaktori i një libri, nuk e rrok të gjithë shqisën, por as nëntekstin e kontekstin e një poeti, në këtë rast, unë i kam “propozuar” lexuesit të këtij vëllimi poetik leximin e një poezie, titulluar “Feniks”, jo se poezia është “unaza” që siguron receptivin e gjerë të komunikimit të poetit përmes një poezie, por për mënyrën she mjetet që poeti ka përdorur për të “vizatuar” një detaj emocional të vetin.

Formën monokolonë, një preferencë e poetit që nga vëllimi i parë poetik i botuar. Poezia dëshmon një marrëdhënie të njohur dhe të përdorur herë pas here në detajet dhe motivet poetike të Selimit,- atë të kohës. Koha si një koncept bazik dhe fondamental në poezi, që nga lashtësia është një shku-ardhje, por në këtë rast poeti kërkon të receptojë përtëritjen si një fondament biologjik, njerëzorë dhe filozofik. Ky fondament i rëndësishëm është dhe “nyja dialektike” e ekuilibrit dhe shpjegimit të botës, ku antitezat filozofike qëndrojnë në esencë.

Pa marrë në shqyrtim dhe në interpretim qëndrimet e poetit për dialektikën dhe filozofinë, interesante është mënyra dhe mjetet si është ndërtuar poezia “Feniks”. Në respekt të komunikimit të redaktorit me poezinë dhe të poezisë me lexuesin, po e sjell të plotë poezinë e titulluar “Feniks”:

 

Ngjitem e zbres kohrave të pashkelura.

Ëndrrat zgjuar, pa fjetur,

mallin përcjellin.

Ndahem e bashkohem kohë e pa kohë.

Shikoj përuljet, idhnimet,

harroj mitin tim e të atij.

Veçohem në harresën e motit djegun.

Mbështjellë pas veti hirin e zjarrit shkimur,

T`bëhem mal, tokës t`i bëj hije.

Shkundet aty në bregun e trazuar prej ere.

Fshihet krejt mundi i kohës përtace.

Filloj prej s’pari të rritem në shuarje.

Zjarr i ruajtur në hi...

 

Poezi ku struktura e komunikimit është ndërtuar me njërin nga elementët më të pazakontë që mund të përdoret në poezi, mbi një vargnim foljorë, të cilat (foljet) kanë një lidhje të brendshme dhe funksionale. Në poezi shquajnë foljet ngjitem, zbres (kundërvëniet foljore ngjitem- zbres), ndahem, bashkohem (kundërvënia ndahem- bashkohem), shikoj, harroj (kundërvënia e pjesshme shikoj- harroj), veçohem, mbështjell (kundërvënia e pjesshme veçohem- mbështjell), shkundet (bie në tokë apo...?), fshihet (kundërvënia foljore shkundet-fshihet) për ta përmbyllur me foljen filloj, e cila ka një lidhje “organike” me foljen fillestare ngjitem, prej të cilës nis vargu foljorë mbi të cilën është ndërtuar gjithë struktura e poezisë;- si dilemë, si kontrast, si pyetje dhe shpjegim filozofik (si dhe pse?), në një kontekst të gjerë kohorë dhe dekoracion, që e informojnë leksema të tilla si “kohrave të pashkelura”, “ëndrrat”, “mallin përcjellin”, “kohë e pa kohë”, “përuljet, idhnimet”, “mitin”, “harresën e motit djegun”, “lirinë e zjarrit shkimun”, “mal”, “hije”, “bregun e trazuar prej ere”, “mundi i kohës përtace”, “në shuarje” etj, leksema që krijojnë një informacion dhe një tabllo të gjerë komunikimi dhe meditimi.

Poezitë në natyrën e tyre kanë disa lloje leximi, por unë kam zgjedhur vetëm kontekstualitetin foljorë të poezisë “Feniks”.

Komunikimi përmes një përdorimi të tillë foljorë arsyeton një figuracion të pazakontë gjithashtu. Poeti kërkon të konturojë një “konstelacion” antitezash, pasi siç dhe mund të kuptohet lehtë, këto “antiteza” vargore dhe vertikale shërbejnë si “çarje” për të depërtuar brenda strukturës së ngurtë me anë të së cilës ai kërkon të komunikojë.

Po ashtu, poezia duke qenë një motiv i njohur, por i thellë dhe misterioz, mbi një bazë të dukshme foljore ka fituar ritëm. Veprimet përbëjnë ritëm, por në këtë poezi, krijimi i këtij ritmi të brendshëm emocional, por dhe të jashtëm konvencional, aq më tepër kur ata përbëjnë një lloj “antiteze” të dukshme, ky përdorim foljorë është i rëndësishëm dhe funksional. Në poezi dhe në autorë të rrallë folja arrin të marrë këtë funksion dhe veti emocionale e artistike qoftë, e cila “kompozon” të gjithë strukturën dhe kompleksin e poezisë.

Unazat foljore përmes të të cilave, në të gjithë rastet “sajojnë” struktura leksikore prej antiteze, funksionojnë dhe marrin rolin e vet në këtë zinxhirë foljorë, sa që po të binte apo të hiqej njëra, harmonia e poezisë dhe metafora do të binte.

Përmes këtyre antitezave dialektike, ku vendin kumtues e përbën dialektika e zhvillimit, si raport evolutiv, poeti kërkon të sjellë një qasje mbi konceptin e zhvillimit, i njohur ndryshe filozofia dhe koncepti i të kundërtave. Poezia ka një fondament të qëndrueshëm filozofik, që poeti është përpjekur ta sendërtojë thjeshtë dhe me kumte që i shkojnë formimit të tij.

Ringjallja, por ndryshe, ruajtja e jetës është koncept hyjnorë i shenjtë, i cili ruhet në raportet e njeriut me besimin dhe dialektikën e natyrës praktikisht. Poeti i prek të gjitha, pa u bërë interpreto i fondamentit të ringjalljes, feniksi është energji e ruajtur, që poezia e ka përcjellë si metaforë dhe simbol, por në fund të fundit në të ka dialektikë, perceptim, që poezia “Feniks” e ka...

 

Defrim Cani

Tiranë, dhjetor 2020

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages144
ISBN9789928306098
RedaktoriDefrim Cani
Published year2021
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë