Franceskanet e medhaj

At Zef Pllumi FRA0088

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell një përvojë personale të At Zef Pllumit në njohjet dhe bashkëpunimin me françeskanët dhe klerikët e mëdhenj katolikë, të cilët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm për kulturën kombëtare shqiptare; Në këto kujtime autori sjell mbresa, përshtypje dhe vlerësime për personalitete të tilla si At Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Pal Dodaj, Ambroz Marlaskaj, Vinçens Prennushi, Marin Sirdani, Anton Harapi, Justfin Rrota, Martin Gjoka, Bernardin Palaj, Donat Kurti, Benedikt Dema dhe Gjon Shllaku.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane
ISBN9789995697594

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kuvendi i Françeskanëve do të mbetet një fenomen i papërsëritshëm në historinë e kulturës shqiptare. Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe ky botim, ku autori është marrë me klerikët e shekullit të XX, dhe pikërisht me ata që ka pasur njohje dhe raport personal.

At Zef Pllumi shkruan në parathënien e këtij libri:

Në këtë libër nuk u mora me veprimtaritë e fretënve të mëdhaj në lamijtë letraro-gjuhësore e kulturore, as me kronikat ose kritikat për veprat e mëdha të tyre, sepse për këtë do të duheshin së paku dymbëdhjetë volume dhe kompetenca, të cilat më mungojnë. Ndër këto shkrime tregoj pak a shumë vetëm njohjet e kujtimet e mia personale të fëminisë e rinisë sime, të cilën kur me mall e nostalgji e kujtoj, nuk mund rri pa ofshajtë për “kohën e artë” që dikur pati kultura shqiptare në Shkodër.

Ka disa vite që e ndiej barrë të randë në shpirt për me shkrue këtë libër kujtimesh, në shej mirënjohe për ata që më edukuen ashtu si deshën vetë, me ndjenjat e krenarisë kombëtare, të respektit dhe kritikës për të gjitha mendimet njerëzore, të lirisë personale e kolektive. Jam tepër i gëzuem se më duket sikur po laj nji detyrim të madh ndaj tyne. I falem nderës Zotit”.

Data sheet

pages138
ISBN9789995697594
RedaktoriPrf. Dr. David Luka
Published year2017
Vendodhja e botimitShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1