I ri Detektivët e egër Shiko më të madhe

Detektivet e eger

Roberto Bolaño TO0235

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Detektivët e egër” është një nga romanet më të mirë dhe më të vlerësuar të shkrimtarit kilian Roberto Bolaño.

Më shumë detaje

101 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205278

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një roman ku spikatin ngjarje dhe karaktere të ndryshme të jetës: aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonorës, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar, kameriere plot sharm dhe poetë biseksualë, ashtu si edhe avokatë, botues, neonazistë dhe të alkoolizuar.

Thanë për librin

“Një vepër e gjatë dhe magjepsëse e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që Rio Grande ka nxjerrë prej një kohe të gjatë.”

Ilan Stavans, Los Angeles Times

“Është e lehtë të mësohesh me poetët e ravijëzuar nga Bolaño në veprën

e tij, të cilët pak a shumë bien pré e klisheve të vjetra [...] por e

gjithë kjo humbet falë elegancës dhe rrjedhshmërisë së stilit të tij,

që të mban fort mbërthyer pas librit.”

Ben Richards, The Guardian

“Ajo çfarë i bën vërtet bashkëkohorë romanet e Bolaño-s është mënyra sipas së cilës jetohet kjo botë e rastësishme, e pasigurt dhe e dhunshme. Në zbulesat reflektuese që përshkojnë personazhet, ata shfaqen pré e një lodhjeje dhe vetmie të madhe. Ndërkohë që në të përditshmen e tyre shfaqen kureshtarë, të prirë ndaj aventurave, të mbushur me një gjallëri jetike [...] bota e Bolaño-s është e shumëllojshme, interesante dhe komplekse.”

Il Manifesto

Të dhëna

Faqe688
ISBN9789928205278
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15x23
PërkthyesiBajram Karabolli
RomanMister&Thriller