Johanna Spyri BAO0433
Libër i ri
“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë; ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta.
8 Artikuj
Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin.
A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t’i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj?
A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë?
A mundi ajo t’u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon?
Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t’jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Afrim Koçi |
Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj.
«Haidi» u publikua për herë të parë në vitin 1880. Është një rrëfim kasik për fëmijërinë dhe miqësinë dhe ka frymëzuar gjenerata të tëra fëmijësh në të gjithë botën.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe...
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.