Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë View larger

Gramatika e gjuhes shqipe per te gjithe

Bahri Beci ERI0003

New product

Përshkrim i shkurtër

Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe. Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EDFA
ISBN978-99927-867-7-9

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vepra është rezultat i përpjekjeve dhe i përvojës së gjatë të autorit për rinovimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo vjen pas botimit më parë të "Gramatika e gjuhës shqipe" për mësuesit e gjuhës shqipe. Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe.

Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde. Vepra është e thjeshtë në paraqitje dhe e ilustruar me shembuj të mjaftueshëm që bëjnë të mundur kuptimin e zbatimin me lehtësi të saj.

Vepra u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nevojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, të cilët mund ta përdorin si një vepër konsultimi në përpjekje për përvetësimin e programit shkollor, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesve, të cilët do të gjejnë këtu përgjigjie të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit shkollor, por edhe studentëve që duan të kenë të sintetizuar në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko – gramatikore të shqipes.

Vepra mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare; ajo niset prej tyre, por merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Në këtë kuptim ajo është një vepër e re që shpresojmë të luajë rolin e saj edhe në rinovimin dhe modernizimin e mësimit të shqipes.

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages256
ISBN978-99927-867-7-9
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë