Rruga për t’u bërë dikushi View larger

Rruga për t’u bërë dikushi

Adem Tamo A-004413

New product

94 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277756

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Eksperienca më profesionale psikologjike... Dhe një nga eksperiencat më emocionale të jetës. E mbushur me bukurinë që të jep njohja e njerëzve të rinj; e sfiduar nga vështirësitë dhe e helmatisur nga vuajtjet e tyre të jetës; e ëmbëlsuar me kënaqësinë e ringritjes së tyre...

Siç është jeta njerëzore - një udhëtim në rrugë të shtruara e në gërxhe të thepisura. Kështu është edhe eksperienca klinike - një udhëtim i ngjashëm, që tashmë kryhet brenda psikikës dhe brenda marrëdhënies.

Kam nxitur veten të mbaj bashkë me ta peshën e vuajtjes së tyre pa u shitur mend atyre për këtë. Kam kërkuar të angazhohem dhe të mbështes... Kam besuar në forcat e tyre dhe kemi arritur diku. Me shumë sukses, me pak sukses. Sipas rastit.

Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër tregojnë në njëfarë mënyre edhe se çfarë ndodh në studiot e psikologëve. Një pjesë e madhe e punës është e shoqëruar, si për dreq, me vuajtje.

Pse, përsëri do të vuajë njeriu që ka kërkuar ndihmë psikologjike? Po. Sepse puna psikologjike është një lloj kirurgjie pa anestezi. Por këtë radhë dhimbja e tij do të jetë rritëse... Si edhe dhimbja që do të ndiejë psikologu vetë.

Unë jam rritur bashkë me klientët e mi. Ndryshe, nuk do të kisha mundur të ndihmoja...

Autori

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages256
ISBN9789928277756
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1