Te vdesesh ne pranvere

Ralf Rothmann BZ0034

New product

Përshkrim i shkurtër

“Të vdesësh në pranverë” rrëfen historinë e Valter Urbanit dhe Fridrih Karolit (Fitës), dy mjelës shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga Gjermania Veriore, të cilët rekrutohen me dhunë në shkurt të vitit 1945. Derisa njërin e angazhojnë me Njësinë e Furnizimit të Skuadrave Mbrojtëse SS, tjetrit, Fitës, i duhet të shkojë në front. Ai dezerton, zihet dhe dënohet me vdekje, kurse valterin, me oficerin e të cilit nuk mund të flitet, ndodhet befas me karabinë para pushtatimit të shokut të tij më të mirë.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Buzuku
ISBN9789951082563

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me pamje të fusishme, Ralf Rothman rrëfen për pranverën e vitit të fundit të luftës në Hungari, ku oficerët gjermanë ua hedhin granatat në duar ushtarëve të tyre, në mënyrë që ata të sulmojnë si dhe për oficerë që në atë periudhë dëshpërimi para vdekjes festojnë me orgji. Ne i përjetojmë javët e para të paqes, në të cilën dikush si Valteri nuk gjen më paqe, ndërsa në shtratin e vdekjes ofshan: Ata po vijnë gjithnjë më afër, njeri! Sikur ta gjeja një vend për ne...”

“Është e pamundur të qëndrosh indiferent kur i lexon skenat e përshkruara mrekullisht nga Ralf Rothmann për luftën, jetën, rininë, dashurinë.... Një rrëfim tejet emocional, me një histori të dhimbshme, të cilin do të duhej ta lexonte secili që ka pasur të bëjë me luftën, si viktimë apo si agresor. Një roman i madh i luftës, lirisë, i dhimbnjes, i çmendurisë, individuale dhe kolektive që të merr me vete”

Thanë për librin

Me plot të drejtë mund të thuhet se “Të vdesësh në pranverë” përcjell fuqishëm epokën para Grasit”

Ina Hartwig, Die Zeit

Ralf Rothmann me poetikën e tij të pasur numërohet si njëri ndër autorët më të rëndësihsmë gjermanë, dhe si rrëfimtar është më i ndjeshmi i gjeneratës së tij

Sandra Kegel, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Asnjë autor i gjeneratës së tij nuk e zotëron artin e rrëfimit të një realizimi poetik ashtu si i shumëvlerësuari me çmime, Ralf Rothmann. Për librat e tij presin shumë lexues me aq padurim sikur adhuruesit e dikurshëm i prisnin pllakat e reja nga grupet e adhuruara”

Hajo Steinert, Die Literarische Welt

Data sheet

pages173
ISBN9789951082563
Published year2016
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArben Atashi
RomanSagë&Histori