Ëndrra komuniste

Hysen Tabaku SAM0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani "Ëndrra komuniste" në rrafshin e rrëfimit mund të trazojë nga befasira të vrazhdëta. Dhimbja që ndjen do të ketë më shumë forcë shprehëse, më shumë dritë të vërtete në kohën kur kriticizmi i shkrimtarëve, i intelektualëve, artistëve dhe mentarëve nuk përfillet ende nga politika. Në kohën kur udhëheqësit e shtetit me tepri janë “bebet” e komunizmit që iu nënshtruan që në bankat e shkollës eksperimentimit për t’u bërë Njeriu i Ri.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789995624071

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sigurisht këto janë tema të trajtuara me shumicë në letërsinë shqipe të pasdiktaturës, por çdo gjë që sillet në procesin kompozicional të këtij romani është e përpiktë dhe e pastër. Është taman si një orë e kurdisur për ta çuar kohën e rrëfimit me saktësi deri në fund në një gjendje nostalgjie dhe qetësie. Pikërisht këtu fillon grotesku. Një grumbull njerëzish, që ruajnë fort marrëdhëniet e tyre patriarkale dhe privilegjet nga pushteti si familje dëshmorësh ose veteranësh të luftës, kanë humbur tashmë jo vetëm aftësinë, por edhe kënaqësinë e të menduarit ndryshe. Romani e ka një kumt: Vizioni i utopisë negative i mbarsur me ëndrra komuniste, është sa barbar aq edhe histerik e mandej bëhet patologjik vite më vonë. Të udhëhequr nga vizioni, shqiptarët nisin kalvarin dantesk të mundimeve. Krijohen kampe të mëdhaja me të burgosur politikë që torturohen në kantiere ndërtimi. Disa arratisen duke lënë peng edhe jetën e tyre, vetëm që t’i shpëtojnë përndjekjes. Prej ngjarjeve në roman, vë re se si në shtete të ndryshme të botës kapitaliste, përfshi dhe SHBA, krijohen kampe dhe geto emigrantësh nga vendet e Lindjes. Autori e ka ngjizur fabulën e tij në familjet që kanë qenë fillimisht të privilegjura nga Partia, Diktatori dhe udhëheqësit e saj komunistë. Ngjarja përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të populluar nga shqiptarët e arratisur nga vendi i tyre famëkeq.

Data sheet

pages558
ISBN9789995624071
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri