Film pas filmi View larger

Film pas filmi

Ester Gjika TO0672

New product

Përshkrim i shkurtër Autorja e librit Ester Gjika, vajza e regjizorit te shquar Viktor Gjika, rrefen ne nje kendveshtrim ndryshe jeten dhe historine e tij, permes kujtimeve qe na vijne ne nje kohe tjeter dhe qe zbardhin aspekte te panjohura te njeriut qe shenoi histori ne kinemane shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit te XX

More details

11109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928376510

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Nuk është e vërtetë që koha shëron plagët… nuk është e vërtetë që me kalimin e viteve dhimbja e humbjes së babait, atit tim të mirë e të ndershëm, dhe mamasë sime të bukur është fashitur apo është bërë më e lehtë... Nuk është e vërtetë që plaga që m’u hap në zemër kur ata u ndanë prej nesh është cikatrizuar… nuk është e vërtetë! I dua shumë dhe më mungojnë tmerrësisht!

Më ndodh shpesh të mbyll sytë dhe, me ndjesitë e zemrës, të përpiqem të dëgjoj edhe një herë atë: “Hë me xhan, ku je!”, të mbrujtur me një zë, atë zë që askush veç meje nuk e njeh, sepse ishte timbër i ndryshëm nga ai me të cilin e keni njohur ju, ishte timbri që i vinte natyrshëm vetëm kur fliste me mua.

Dhe atëherë mbyll sërish sytë dhe imagjinoj veten në oborret e dashura të Kinostudios, duke rendur e gëzuar në mes të ullinjve të mëdhenj e madhështorë e duke mbledhur lulëkuqe që më habisnin, sepse rriteshin si kordele të kuqe në çdo cep të atyre bahçeve, kudo, edhe në themelet e ndërtesës kryesore, nëpër të çarat e mureve, poshtë parvazeve të dritareve.

Faleminderit babai im! Sa e vështirë është të qëndrosh në këtë botë pa ty, por edhe sa bukur të jetosh me filmat e tu, me artin tënd, me kujtimet e tua dhe të mamasë sime të shtrenjtë. Sa e privilegjuar kam qenë të mbaja mbiemrin tënd dhe të dëgjoja tingëllimshëm kumbimin: “Ah… është Esi, e bija e… Viktorit”.

- Hë me xhan, ku je ti...!

- Ja o babkë, këtu jam...!

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages304
ISBN9789928376510
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1