Drive View larger

Drive

Daniel H. Pink A-006477

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri më i shitur i New York Times që u ofron lexuesve një mënyrë të re të menduari për motivimin duke hedhur poshtë paradigmat. 

 

More details

27 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265364

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shumica e njerëzve besojnë se mënyra më e mirë për të motivuar është shpërblimi me para – qasja e llojit “shpërblim dhe ndëshkim”. Ky është një gabim, thotë Daniel H. Pink (autor i librit Të Shesësh  është njerëzore: E vërteta befasuese për motivimin e të tjerëve). Në këtë libër të ri provokues dhe bindës, ai pohon se sekreti i performancës së lartë dhe kënaqësisë në punë, në shkollë dhe në shtëpi - është nevoja thellësisht njerëzore për të drejtuar jetën tonë, për të mësuar dhe për të krijuar gjëra të reja, për t’u bërë më të mirë dhe për ta bërë botën më të mirë.

Mbështetur në katër dekada kërkimesh shkencore për motivimin njerëzor, Pink-u zbulon mospërputhjen midis asaj që di shkenca dhe asaj që bën biznesi - dhe mënyrës se si kjo ndikon në çdo aspekt të jetës. Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë - autonominë, perfeksionimin  dhe qëllimin - dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.

REVIEW

“Pink-u jep argumente bindëse se organizatat nuk i kushtojnë rëndësi motivimit të brendshëm duke e marrë vetë përsipër rrezikun për këtë.”

-Scientific American

“Bindës.... Shfrytëzimi i fuqisë së motivimit të brendshëm në vend të shpërblimit të jashtëm mund të jetë mjaft i kënaqshëm dhe pafundësisht më me vlerë.”

-Miami Herald

“Këto mësime ia vlejnë të përsëriten dhe nëse më shumë kompani marrin iniciativën për të ndjekur këshillat e Z. Pink, atëherë do të jetë shumë më mirë."

-Wall Street Journal

“Pink-u është duke fituar me shpejtësi statusin e gurusë ndërkombëtare. Ai është një shkrimtar tërheqës, i cili sfidon dhe provokon.”

-Financial Times

“Idetë e Pink-ut meritojnë të dëgjohen. Kompanitë nuk do të gabonin nëse do të hiqnin dorë për një orë nga konsulentët e tyre të mirëpaguar dhe gjatë kësaj kohe do të lexonin konkluzionet e Pink-ut.”

-Forbes

“Përshkrimi mjeshtëror i hulumtimeve në kryqëzimin e psikologjisë dhe ekonomisë bën që ky libër t’ja vlejë të lexohet – nuk ka nevojë për ndëshkime.”

-SEED

“Pink-u vazhdon eksplorimin e tij tërheqës në mënyrën se si punojmë.”

-Inc. Magazine

“Pink-u është një shkrimtar i talentuar që transformon edhe studimin më të komplikuar shkencor në një lexim që arrin ta kuptosh – dhe shpesh është një tekst zbavitës – pa humbur forcën bindëse intelektuale.”

-New York Post

“Një lexim me vlerë. Na kujton se ata që vënë në funksion anën e djathtë të trurit nxiten për të ecur më shpejt në kërkim të asaj që duan”.

-Minneapolis Star Tribune

“Analiza e Pink-ut dhe modeli i ri i motivimit ofron një analizë të jashtëzakonshme të natyrës sonë më të thellë.”

-Publishers Weekly

“Një lexim i rëndësishëm ...një botim kompleks i shtohet një zhanri gjithnjë e më të pasur të letërsisë që mbështet ndryshimin radikal të mënyrës sesi funksionojnë bizneset.”

-Kirkus

“Drive është libri i rrallë që do t’ju shtyjë të mendoni dhe do t’ju frymëzojë të veproni. Pink-u paraqet raste të fuqishme që mbështeten në shkencë, për të menduar sërish në lidhje me motivimin - dhe më pas ofron mjetet që ju duhen për të transformuar jetën tuaj.”

-Dr. Mehmet Oz, bashkëautor i YOU: The Owners Manual

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages256
ISBN9789928265364
Shtëpia botueseDrive
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1