Robert Greene is a master guide for millions of readers, distilling ancient wisdom and philosophy into essential texts for seekers of power, understanding and mastery. Now he turns to the most important subject of all - understanding people's drives and motivations, even when they are unconscious of them themselves.
Shumica e bizneseve nuk e çojnë në fund misionin e tyre, por ndalen rrugës. Pse ndodh kjo? Shumëkush i kërkon arsyet jashtë vetes, - tek tregjet, konjukturat, etj. Por nëse zbulojmë arsyen e vërtetë se përse e nisim një biznes, dhe kemi një strategji të qartë në momentin që fillojmë rrugëtimin tonë si sipërmarrës, ka më pak shance për të falimentuar....
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare.
Ky set librash është i adresuar për të gjithë ata që duan të nisin diçka në jetën e tyre: Libri i Simon Sinek të vjen në ndihmë për të dhënë përgjigje jetësore se pse po e bën një gjë të tillë, ndërsa i dyti të paralajmeron se në jetë do të kesh shumë pengesa, të cilat nuk duhet të shkaktojnë trauma në jetën tënde, por duhet të jetën përvoja jete që ti...
Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Përmbledhje me krijimtarinë poetike të Nolit, e botuar në vitin 1948.
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës.
Vincezo Dorsa eshte nje nga personalitetet me te shquara te diaspores shqiptare ne Italine e Jugut. Me kete studim sjell artefakte mbi shqiptaret dhe hedh bazat solide per rilindjen e shqiptareve ne fund te shekullit te XIX
Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
Libër aktivitetesh plot këshilla dhe udhëzime për mbledhjen dhe zbritjen. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
“Shkëmbimi” është historia e dy grave - të dyja të vetme, të dyja të frikësuara - të cilat arrijnë t'i shndërrojnë vështirësitë e jetës në mundësi.
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauço dhe maska, është një nga peizazhet themelore të shekullit XX. “Libri i librave” ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it...
Me kthesa tronditëse dhe sekrete të errëta që do t'u mbajnë të hamendësoni deri në fund, Zonja e fundit Parrish është një thriller i freskët, i lëngshëm dhe krejtësisht kompleks, i shkruar nga një talent me imagjinatë djallëzore. Me miliona kopje të shitura brenda pak kohësh
Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
Torta e zezë është një sagë familjare që flet për udhëtimin prej me shume se gjysmë shekulli të një familjeje, me ëndrrat e saj zhgënjyese, dashuritë e mallkuara dhe sekretet e erreta. Thellësisht domethënës dhe i shkruar bukur, Torta e zezë është një udhëtim i jashtëzakonshëm në jetën e një familjeje të ndryshuar përgjithmonë nga zgjedhjet e matriarkut...
Nëse e kuptoni se sa të fuqishme janë mendimet tuaja, nuk do t’ju vërdalliset kurrë një mendim negativ në kokën tuaj. Çdo person i suksesshëm fillon me 2 besime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja; dhe, unë kam fuqinë për ta bërë këtë. E ke edhe ti atë fuqi! Do të ndryshojë jeta juaj për mirë. Prof. Vianello ka ndihmuar tashmë mijëra drejtues...
Ky roman është si një këngë dashurie që i reziston tradhëtisë dhe distancës, i domosdoshëm si frymëmarrja që të magjeps me magjinë e prozës, ironisë dhe sensualitetit...
Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani "Liqeni Tom" vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë...
Botuesi BOTART e konsideron veten me fat që ka përzgjedhur "Djali, Urithi, Dhelparani dhe Kali" si një botim atipik, që do të pasurojë bibliotekat e librit shqip.
Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.
Libri të fton të shfletosh letra të këmbyera gjatë viteve 1968-’70. Ka diçka veçanërisht të fuqishme te ky letërkëmbim–sjell gjurmë dokumentare të një jete në zhvillim e sipër: një dritare në jetën intime të dy njerëzve të zakonshëm. Dy zëra nga e shkuara që, përmes këndvështrimit të tyre mbi kuptimin e jetës, na japin një shpjegim unik mbi domethënien e...
Festat e Krishtlindjes behen me magjike permes librave qe i dedikohen ketyre diteve. Pikerisht per kete arsye, edhe kete vit kemi zgjedhur dy prej librave me te vecante qe kane ardhur ne shqip: “Lulja e Krishtlindjes” nga Brian Mooney dhe “Dëshira nga Nicholas Sparks”, të cilat mund të jenë një ide për dhuratë fantastike për miqtë që i pëlqejnë librat për...
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.
Zjarr! Zjarr! Leo është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët me zjarrfikësen e tij të kuqe. Në këtë libër ai u tregon fëmijëve për profesionin e guximshëm të zjarrfikësit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Mos u bëni një stereotip.Jini vetvetja e vërtetë dhe e shkëlqyer!