Një himn për dashurinë: ja çfarë është kjo këngë e këngëve, ku Solomoni, biri i Davidit, nuk është thjesht krijuesi i tempullit të lashtë por është dhe ti, dhe unë, jemi ne të gjithë, krijesa të kësaj bote! Po, «të këpusësh frutat e kopështit tim / të shëtisësh mes luleve… hani miq, pini, dehuni, o të dashuruar»!
Një tjetër libër për figurën më kontraverse të historisë së së Shqipërisë në gjysmës së parë të shekullit të XX. I akuzuar si tradhëtar, i ekzekutuar në një atentat në Paris, i anatemuar, por edhe i vlerësuar në anën tjetër. Ervina Toptani sjell një tjetër optikë për Esat Pashën, atë të kancelarive të huaja, të personave që e njohën nga afër. Njëherësh,...
Parabolat e tij janë të arrija; sjellin në mënyrë briliante leksione të forta jete përmes një zgjuarsie të natyshme dhe historive të jetës dhe momente që i kalojnë secili prej nesh
Një libër i quajtur si fenomeni i botimeve të vitit 2018. Prapaskena të bujshme, sekrete familjare dhe “të dhëna konfidenciale për Trampin”: bestselleri që tronditi presidentin. Libri tashmë ka tejkaluar 2 milionë kopje të shitura
Fëmijët e moshës 5-8 vjeç do të zbulojnë në këtë atlas kafshët e gjithë botës; do të njihen me të gjitha llojet e tyre, të cilat jetojnë në të pesë kontinentet, si edhe me karakteristikat e secilës kafshë.
Rilindja e Dritëroit të madh përmes kujtimeve të miqve. Moshatarë me të, apo shumë më të rinj. Por sa e papërfillshme diferenca e moshës. Bashkëudhëtarë në shtigje të njëjta apo nevojtarë në kërkim të një dritërreze dritëroiane? Në dy epoka të jetuara ndryshëm, rrëfime të ndjera plot emocion për Dritëroin mik, shok, Njeri...
Përrallëza klasike me kafshë të ilustruara nga Francesca Pesci, Umberto Fizialetti, Paola Migliari si dhe Lisa Francia. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Rosaku Romeo, Dordoleci Tom dhe shokët e tij, Lepuri Uilli dhe Arushi i vogël Oskar.
Mami ma vuri emrin Ski. mbiemrin e kam Çi (bën rimë me “rri”) bëji bashkë dhe... del Skii! Ja ku erdhi SkiÇi . Jo, nuk është gabim, ashtu ka emrin. Ski Çi është djali më i ri i klasës. Me emrin e pazakontë, një familje të krisur dhe ca sjellje vërtet skiç, ai nuk do ta ketë edhe aq të lehtë t'i bëjë vend vetes mes nxënësve të tjerë, por i gjithë ky...
Nxënësit e shkollës Çerman në Uellington, kryeqytetin e Zelandës së Re pas mbarimit të shkollës, vendosin të shkojnë në një pushim dymujor. Prindërit e nxënësve marrin me qera një jaht dhe e lidhin pas një anijeje tregtare. Në një çast, kur kapiteni i anijes nuk ndodhej në të, jahti papritur veçohet nga ajo dhe për fëmijët nis një udhëtim plot me aventura...
Autori Brajan Sukaj, fitues i trofeut të dyfishtë me romanin “Ciklopi” gjatë vitit 2019, me romanin më të mirë të vitit 2019 tek Bukinist dhe Panairi i Librit Tirana 2018, vjen me një roman të ri, i cilësuar si një prej prurjeve më cilësore të këtij autori. Sukaj konsiderohet një ndër prozatorët më të mirë në brezin e tij
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta
During their adventures around the Mississippi River, Tom and his friend Huckleberry find out a lot about the real world of adults – emotions and superstitions, murder and revenge, starvation and slavery.