Ky botimi i ri (i realizuar me rastin e 10-vjetorit të botimit të parë) me ilustrimet e Oliver Jeffers - një nga emrat më të shquar në botë - shoqërohet dhe me një parathënie të autorit John Boyne.
[...] Ai ishte një “vlonjat” që këndonte me kitarë këngët e dashurisë. Ishte një “shqiptar” që recitonte plot ndjenjë vjershat e Naimit. Ishte më i përvëluari nga dielli i korrikut dhe më i nxiri nga ai i gushtit, por, mbi të gjitha, ishte djaloshi më i buzëqeshur që mbaj mend nga fëmijëria ime [...]
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
Kjo novele eshte reflektimi model i jetes njerezore ne momentet e mbrame dhe sfida e madhe per t’u perballuar me stermundimet e trupit dhe me vdekjen.
“Antologjia e poezive më të bukura në botë” përfshin 82 poetë, nga këto 10 nobelistë, nga Rigvedat e deri te autorët bashkëkohës. Gjithesejt 142 poezi te perkthyera dhe pergatitura nga poeti laureat, Rudolf Marku.
Ky vellim permbledh poezi të krijuara nga autori gjatë vitit 2014-2015. Studiuesi Agron Shele thote: Vëllimi poetik “Koha tjetër” i autorit Nikollë Loka meriton të radhitet në bibliotekën e çdo lexuesi dhe të lexohet me vëmendje pasi ky libër vjen në fondin e poetekës shqiptare plot dritë, i plotësuar me gjithë karakteristikat e një arti në përsosje dhe...
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Historia e dy vajzave 16-vjecare të cilat ndajnë çdo gjë midis tyre. Një roman fantastik që trajton të gjitha problematikat e moshës. Një roman i cili vë në provë miqësinë e dy shoqeve të ngushta.
Merita e parë e veprës së Borgia s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe...
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.