Dikush si ti View larger

Dikush si ti

Sarah Dessen TO0170

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e dy vajzave 16-vjecare të cilat ndajnë çdo gjë midis tyre.

Një roman fantastik që trajton të gjitha problematikat e moshës.

Një roman i cili vë në provë miqësinë e dy shoqeve të ngushta.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205018

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Skarleta Tomas ka qenë mikja ime më e mirë që kur s’mbahet mend. Prandaj kur më telefonoi te kampi ‘Murgeshave’, në javën më të tmerrshme të jetës sime, e kuptova menjëherë se diçka kish ndodhur…e kuptova përpara se ajo t’i nxirrte fjalët nga goja. Vetëm nga zëri i saj në anën tjetër të linjës…e kuptova…”

Heili dhe Skarleta janë dy adoleshente 16-vjeçare, shoqe të ngushta të cilat ndajnë çdo gjë më njëra- tjetrën, i tregojnë sekretet njëra-tjetrës, shkëmbejnë rrobat mes tyre. Por jeta i vë të dyja vajzat në sfida të vështira, të cilat ato do arrijnë ti përballojnë më së miri, edhe atëherë kur miqësia e tyre vihet në pikëpyetje.

Skarleta është një vajzë e shoqërueshme, spontane, e gëzuar, ndërkohë që Heili është më e rezervuar, e ndrojtur, e matur.

Por kur Skarleta mëson se i dashuri i saj është vrarë në një aksident me motor, dhe se ajo mban fëmijën e saj, ajo është e shkatërruar. Për herë të parë ndonjëherë, Skarleta ka nevojë për Heilin. Miqësia e tyre mund të përkeqësohet nën peshën, por nuk do të thyhet kurrë, sepse një miqësi e vërtetë është një premtim që mbani përgjithmonë.

Një roman fantastik, i cili përvecse trajton marrëdhëniet e adoshentëve me njëri-tjetrin, sjelljet e tyre, problemet e moshës, trajton edhe marëdhënien midis prindërve dhe fëmijës, një marrëdhënie që zakonisht paraqitet e vështirë.

“Unë dhe mami kishim qenë gjithnjë shumë të lidhura. Ajo dinte gjithçka për mua, që nga djemtë që pëlqeja e deri te vajzat që kisha zili. Pas shkollës, ulesha gjithmonë në kuzhinë të haja dicka e të bëja detyrat, teksa prisja të degjoja makinën e saj të ndalonte. Kisha gjithnjë diçka për ti treguar”.

Një roman plot me ngjarje të ndryshme që të mbajnë të mbërthyer në çdo faqe të librit.

Miqësia e dy vajzave do të sprovohet akoma më shumë kur Skarleta merr vesh që është shtatzënë me djalin që ajo dashuronte, i cili nuk jetonte më.

Pas lindjes, Scarlett emëron foshnjën Grace Halley Thomas dhe të gjithë vijnë në dhomën e pritjes. Pasi gjithçka është qetësuar dhe të gjithë kanë shkuar në shtëpi, Heili fillon të ecë vetëm në shtëpi, por ajo është e lumtur, duke menduar për jetën e Grace Heili dhe çfarë mund ti ofrojë në jetë.

“Po mendoja vetëm për Greis Heilin në çdo hap që bëja, e veshur me fustanin e mbrëmjes. Pyesja veten si do bëhej kur të rritej. A do ta shihte ndonjëherë kometën që kishte emrin e saj, të gyshe Heilit dhe timin. E dija që një ditë do ta merrja ti tregoja qiellin. Do ta mbaja në prehër e do ti thosha që kometa kishte kaluar atje lart e që ishte aq e bukur dhe e jashtëzakonshme”.

Data sheet

pages320
ISBN9789928205018
Shtëpia botueseToena
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat13x20
PërkthyesiEnkeleida Haxhinasto