Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.
Studiuesi dhe sociologu Gezim Tushi vjen me nje tjeter liber per rolin e individit te angazhuar dhe ndikimin qe ka sot ne shoqeri, sidomos me rritjen e zhvillimin e rrjeteve dhe te teknologjise
Ky libër është një udhërrëfyes novator prindërimi i bazuar në prova. Çdo prind është i aftë të rrisë fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe me një bazë të qëndrueshme emocionale. Megjithatë, shumë prej nesh hasin vështirësi gjatë këtij rrugëtimit. Harta e prindërimit, e kompletuar me mençurinë që ndryshon paradigmën, tregimet ndriçuese të klientëve dhe...
Autori bestseller Francis Fukuyama gjurmon zhvillimet e idesë së identitetit nga Platoni tek Lok dhe Ruso, tek feminizmi dhe politikat moderne gjinore. Duke vizatuar në histori, ai drejton një paralajmërim të mprehtë. Nëse nuk farkëtojmë një kuptim universal për dinjitetin njerëzor, ne jemi të dënuar në një konflikt të zgjatur e të pafund".
Tradhtaret gjate Luftes se Ftohte: Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.
Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
"Tula" kjo histori e mrekullueshme dashurie, që rrëfehet nga një personazh pa emër e që shfaqet në formën e një lakuriqi nate, na shoqëron në një botë të mbyllur ndaj Perëndimit dhe nëpërmjet rrjedhës së saj na pozicionon në disa labirinte shoqërore, ku në jetën normale nuk do ti frekuentonim kurrë.